Telegrafi

Barcelona mund të bëjë blerje, por fillimisht po kërkon t’i shesë tre lojtarë

Barcelona mund të mos ketë përfunduar ende përsa i përket nënshkrimeve këtë verë, me vetëm Dani Olmo dhe Pau Victor që janë afruar deri tani. Megjithatë, drejtori sportiv Deco aktualisht nuk po e shpenzon kohën e tij për ardhjet, por për largimet.

Blaugranët shpenzuan 55 milionë euro plus 7 milionë euro në bonuse për Olmon, por ende nuk janë në gjendje të regjistrojnë sulmuesin 26-vjeçar.

Sipas, Football Espana se ka një shans që ata të bëjnë akoma më shumë nënshkrime, por fillimish duhet të kryejë largimet.

Përpara se kjo të ndodhë, drejtori sportiv Deco do të punojë në daljet, me Mikayil Faye, Clement Lenglet dhe Vitor Roque në krye të agjendës së tij.

Lenglet ka qenë i lidhur ngushtë me Atletico Madridin, por Los Rojiblancos po presin të shohin nëse është e mundur që objektivat kryesorë Piero Hincapie ose David Hancko të vijnë të parët.

Faye ka një oferte nga Rennes, por duket se Barcelona ende nuk e ka pranuar atë, ndërsa Roque është aktualisht tema e diskutimeve mes Barcelonës dhe Sporting Lisbonës. /Telegrafi/