LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mposht Valencian në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey (Video)

Barcelona mposht Valencian në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey (Video)
Festa e lojtarëve të Barçës pas golit të Suarezit (Getty Images)

Barcelona ka fituar minimalisht 1-0 në Camp Nou ndaj Valencias, në ndeshjen e parë të vlefshme për Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Pjesa e parë e takimit u dominua totalisht nga gjiganti katalunas, të cilët rrezikuan disa herë portën e mysafirëve.

Megjithatë, për faj edhe të portierit, Barcelona nuk arriti të gjej golin dhe 45 minutat e parë mbeten me porta të paprekura.


Messi rrezikoi disa herë portën gjatë pjesës së parë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi gjithashtu me dominim dhe me futjen e Philippe Coutinhos (58′) lojës iu shtua edhe më shumë kreativiteti.

Lionel Messi pati dy raste të mira për gol (48′, 62′), por iu mohua nga portieri i Valencias.

Por, goli i Barcelonës nuk vonoi dhe ai erdhi në minutën e 67-të, ku pas asistimit të Messit ishte Luis Suarez, i cili shënoi me kokë për 1-0.

Momenti i golit me kokë nga Suarez (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, Barcelona provoi të dyfishoj epërsinë edhe me anë të Coutinhos (74′) dhe Messit (76′), por shifrat mbeten të njëjtat dhe në fund katalunasit fituan me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja e kthimit në Mestalla zhvillohet pas një jave apo me satë 8 shkurt. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x6e2vdb

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori