LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i ka borxh Piques 50 milionë euro

Barcelona i ka borxh Piques 50 milionë euro

Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të thellë financiare në këto vitet e fundit dhe nuk po ia dalin të këndellen.

Pandemia me COVID-19 ka prekur shumë klube nëpër bote, mirëpo Blaugranasit ishin futur tashmë në një krizë financiare prej vitesh.

Kështu, edhe pse e morën iniciativën të zvogëlonin pagat e lojtarëve, kjo gjë nuk po ndihmon shumë, pasi transferimet e shtrenjta dhe fatura e lartë e pagave po rëndojnë edhe më shumë gjendjen.


Mirëpo, ka edhe prej atyre lojtarëve që Barcelona u ka mbetur borxh disa paga, siç është rasti i Gerard Piques, raporton gazetari Gerard Moreno.

Sipas tij, katalunasit prej muajsh atij nuk i kanë paguar pagat, ndonëse lojtari ka hequr dorë nga një pjesë e pagës.

Barcelona mund të përfundojë në gjyq nëse nuk i paguan mbrojtësit 50 milionë euro, madje të përjashtohet edhe nga garat evropiane. /Telegrafi/