Barcelona ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Las Palmas, në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit spanjoll.

Pjesa e parë u takoi vendasve të cilët patën dominim të plotë, ku dhe shënuan golin e avantazhit.


Munir El Haddadi (12’) shfrytëzon një pasim të bukur nga Sandro Ramirez për të shënuar për rezultatin 1-0.

https://twitter.com/FootColic/status/1743011324609581437

Las Palmas pati mundësinë të dyfishonte epërsinë me anë të Sandro Ramirez (29’) por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Pjesa e dytë e gjeti Barcelonën me një fytyrë krejtësisht tjetër, të cilët dominuan kundërshtarin pothuajse gjatë tërë kohës.

Blaugranasit barazuan shifrat me anë të Ferran Torres (56’) i cili mposhti portierin vendas me një goditje që përfundoi në cepin e djathtë të portës për 1-1.

Katalanasit kompletuan rikthimin e rezultatit krejt në fundin e ndeshjes kur Ilkay Gundogan (92’) shënoi për 2-1 nga penaltia të cilën e fitoi vet.

https://twitter.com/centregoals/status/1743037376338018483

Në këtë ndeshje për Barcelonën debutoi edhe prurja e re Vitor Roque i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 78-të.

Pas kësaj fitore Barcelona shkon në kuotën e 41 pikëve, shtatë më pak se Real Madridi dhe Girona që kanë 48 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app