Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Espanyolit me rezultat të thellë 4-1.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka shënuar një fitore të rëndësishme përball Espanyolit, fitorja kjo që i ngritë në pozitën e dytë të renditjes.


Blaugranët u futën furishëm qysh në fillim të ndeshjes, ku rrezikuan me anë të Lionel Messit vetëm pas shtatë minutave lojë, por ky rast nuk u konkretizua.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i parë i ndeshjes, i cili u shënua në minutën e 18-të nga Luis Suarez, që mposhti me lehtësi portierin kundërshtar pas një pasimi mjeshtëror të Andres Inestas.

suarez 2

Barcelona pati mundësi të shkoj në pushim me epërsi të dyfishtë, por Messi nuk ishte i saktë në minutën e 42-të dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-0.

Edhe pjesa e dytë e takimit foli në të mirë të vendasve që arritën t’i shënojnë edhe dy gola të tjerë me Suarezin dhe Jordi Alban.

Luhej minuta e 67-të e takimit kur Messi dribloi mirë katër futbollistë kundërshtar, por goditja e tij u devijua nga portieri i Espanyolit, ku topin e kthyer e konvertoi në gol Suarez për 2-0.

Pa kaluar mirë dy minuta tjerë, ishte Jordi Alba, i cili thelloj epërsinë për 3-0, ku përsëri protagonisti kryesor ishte sulmuesi argjentinas me driblimet e tij.

alba 1

Në vazhdim të ndeshjet u shënuan edhe dy gola të tjerë, njëri nga Espanyol që ngushtuan epërsinë në 3-1 në minutën e 79-të me anë të golit të bukur të David Lopez, teksa rezultatin përfundimtar 4-1 e vendosi Messi në minutën e fundit të takimit pas një super-aksioni të ndërtuar me Suarezin.

Pas kësaj fitore, Barcelona renditet e dyta me 34 pikë apo tre me pak se lideri Real Madridi dhe ndeshjen e ardhshme luan në udhëtim ndaj Villarrealit, teksa Espanyol renditet e nënta me 22 pikë dhe e pret në shtëpi Deportivo La Corunan. /Telegrafi/

https://twitter.com/neyssipage/status/810596444084305920

telegrafi sport app