LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe Nike nënshkruajnë marrëveshje shumevjeçare partneriteti me vlerë 1.7 miliard euro

Barcelona dhe Nike nënshkruajnë marrëveshje shumevjeçare partneriteti me vlerë 1.7 miliard euro

Në 24 orët e fundit, u raportua gjerësisht se Barcelona më në fund kishte arritur një marrëveshje me kompaninë Nike për një kontratë të re sponsorizimi. Marrëveshja është punuar për shumë muaj dhe sot (e shtunë) u zyrtarizua.

Në një deklaratë zyrtare, Barcelona ka konfirmuar se ka nisur një “fillim të ri” me Nike, me të cilin kanë arritur një “marrëveshje partneriteti shumëvjeçar” – kjo do të hyjë në fuqi nga ky sezon.

“FC Barcelona dhe Nike, dy marka lider në industrinë e sportit, janë të kënaqur të njoftojnë një fillim të ri me një marrëveshje partneriteti shumëvjeçar, duke filluar nga ky sezon, që sjell një model të ri partneriteti strategjik bashkëpunues midis dy organizatave”.


“Ky partneritet i ri konsolidon Nike si Partner Kryesor i Klubit dhe Partner Teknik Zyrtar në të gjitha ekipet profesionale dhe amatore, duke sjellë një model unik që forcon shoqërimin e markave dhe nxit rritjen globale të shitjes me pakicë dhe licencimin e biznesit”.

“Nike ka një rol kyç strategjik në operacionet e shitjes me pakicë të klubit dhe së bashku me Barça Licensing & Merchandising do të bashkojnë forcat në zhvillimin e planeve specifike që lidhen me krijimin e produktit, zinxhirin e furnizimit dhe shpërndarjen globale”, thuhet në komunikatë.

Barcelona dhe Nike kanë qenë në partneritet që nga viti 1998, dhe lidhja e tyre tani do të zgjasë edhe për shumë vite të tjera.

Marrëveshja mes palëve thuhet se kapë vlerën e 1.7 miliard eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori