Barcelona blindon talentin Fermin Lopez, i vendos klauzolë marramendëse

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht blindimin e talentit 20-vjeçar Fermin Lopez me një kontratë katërvjeçare.
Klubi katalunas ka vazhduar me kompletimin e ekipit, ku përveç përforcimeve po vazhdon edhe me rinovimin e kontratave për lojtarët e talentuar.
Njëri nga ta është spanjolli i talentuar, Fermin Lopez, i cili është blinduar për katër vite dhe një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh.
“Lojtari Fermin Lopez ka arritur një marrëveshje me FC Barcelona për rinovimin e kontratës së tij, e cila do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027”.
“Klauzola e përfundimit do të jetë 400 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Mesfushori andaluzian nënshkroi kontratën e re këtë të martë në mëngjes në një ngjarje me menaxherin përgjegjës të futbollit, Joan Soler; Drejtorin sportiv, Deco dhe drejtori i trajnimit të Futbollit, Jose Ramon Alexanco. /Telegrafi/





















































