LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ‘blindon’ dy yjet e skuadrës me kontrata të reja

Barcelona ‘blindon’ dy yjet e skuadrës me kontrata të reja

Me afatin kalimtar veror që tashmë është mbyllur pothuajse një muaj më parë, Barcelona ka kthyer vëmendjen e tyre drejt rinovimit të kontratave ekzistuese të disa lojtarëve.

Veçanërisht, kjo përfshin pajtimin për kontrata të reja me lojtarët kontrata e të cilëve skadon gjatë 24 muajve të ardhshëm.

Fermin Lopez ka qenë në bisedime me Barcelonën për rinovimin e kontratës dhe sipas Relevo, një marrëveshje tashmë është arritur mes dy palëve për një kontratë pesë vjeçare.


Sidoqoftë, asgjë nuk mund të bëhet zyrtare deri në momentin kur Barcelona rikthehet tek rregulli 1:1 i La Ligas.

Përveç Fermin, edhe mbrojtësi i majtë Gerard Martin ka rinovuar si shpërblim pas paraqitjeve të tij të mira në parasezon.

Për më shumë, Barcelona është gjithashtu në bisedime me përfaqësuesit e Gavit dhe Pedrit, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2026. Sipas raportimit, bisedimet janë në faza të avancuara me të dy lojtarët.

Rinovimet e Gavit dhe Pedrit do të jenë shumë të rëndësishme për Barcelonën në këto kohëra kur klubi ende nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për krizën financiare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori