LAJMI I FUNDIT:

Barcelona beson se Xavi do të qëndrojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara

Barcelona beson se Xavi do të qëndrojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara

Që kur Xavi Hernandez njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqje si trajner i Barcelonës në fund të sezonit, ka pasur spekulime të vazhdueshme se ai mund të ndryshojë vendimin e tij përpara se sezoni të përfundojë.

Pjesa më e madhe e spekulimeve është nxitur nga raportimet se Joan Laporta dhe Deco do të dëshironin të shihnin Xavi të qëndronte, edhe pse trajneri 44-vjeçar, sa herë që e ka trajtuar situatën në media, e ka pasur të qartë se dëshiron në verë.

Megjithatë, Barcelona vazhdon të ketë besim të verbër në qëndrimin e Xavit edhe për sezonin e ardhshëm 2024/25.


Sipas gazetës Mundo Deportivo, ata besojnë se Xavi do të vazhdojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara nga tani deri në fund të sezonit.

Dy klube të Ligës Premier duan emërimin sensacional të Xavit në verë
Lexo po ashtu Dy klube të Ligës Premier duan emërimin sensacional të Xavit në verë

Objektivat janë fitimi i La Ligës ose Ligës së Kampionëve, por te kjo e fundit do të ishte e pranueshme edhe arritja në finale.

Është një objektiv shumë i lartë për Barcelonën që të fitojë njërën nga këto gara, por nuk përjashtohet plotësisht.

Megjithatë, edhe nëse arrihet ndonjëra nga këto, nuk është aspak e garantuar që Xavi do të ndryshojë mendje, pasi vendimi i përket enkas vetëm atij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori