Barcelona dëshiron t'i nisë bisedimet me Arturo Vidalin në lidhje me kontratën e re - raporton gazeta spanjolle Sport.

Kiliani kaloi te Blaugranët në muajin gusht të vitit të kaluar nga Bayern Munichu dhe deri më tani ka regjistruar 45 paraqitje për ekipin e Ernesto Valverdes.


ArturoVidalAlba Arturo Vidal dhe Jordi Alba (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Mesfushori ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2021, mirëpo ata duan që ta mbajnë më gjatë në skuadër.

Interi ka shprehur interesim për 31-vjeçarin për shkak të lojës së tij mesfushë, por Barca nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij.

Për këtë arsye, pritet të fillojnë bisedimet për kontratën e re, e cila krahas përmirësimeve financiare, do të jetë valide deri në vitin 2022. /Telegrafi/

telegrafi sport app