LAJMI I FUNDIT:

Barça fiton ndaj Villarrealit dhe rimerr kreun në La Liga

Barça fiton ndaj Villarrealit dhe rimerr kreun në La Liga
Lionel Messi gjatë një momenti të ndeshjes Barcelona-Villarreal në Camp Nou (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka arritur të fitojë 2-0 ndaj Villarrealit me rezultat 2-0 në La Liga.

Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për skuadrën katalunase ndaj Nëndetëses së Verdhë.

Rasin e parë për gol e kishte Lionel Messi në minutën e nëntë, ndërsa mysafirët iu kundërpërgjigjën  me anë të Samuel Chukwueze (15′).


Ousmane Dembele në tentim për të dribluar Santi Cazorlan dhe Victor Ruizin (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ivan Rakitic provoi në minutën e 18-të, ndërsa Gerard Pique ishte i pari që arriti ta fus topin në rrjetë në minutën e 36-të, ndërsa me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë kishte më pak raste për gol, ishte Philippe Coutinho që tentoi golin në minutën e 78-të, ndërsa nëntë minuta më vonë Carles Alena shënoi golin e qetësisë.

Carles Alena në momentin e golin ndaj Nëndetëses së Verdhë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 28 pikë, ndjekur nga Sevilla me 26, por me një ndeshje më pak.

Nëndetësja e Verdhë vazhdon në vendin e 17-të, kurse përballja e tyre e ardhshme është kundër Celta Vigos.

Barça në xhiron e ardhshme luan ndaj rivalit lokal, Espanyol. /Telegerafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TeY0jj4Zj9Q

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori