Leicester City u shpall kampion i Ligës Premier për sezonin 2015/16, ashtu si Barcelona në La Liga.

Dhe përballja e shumë pritur në mes kampionëve erdhi, e gjitha kjo në kuadër të turneut miqësorë International Champions Cup.


0747299-e1470220394715

Por, kjo nuk është hera e parë që këto dy klube takohen. Leicesteri dhe Barcelona ishin takuar edhe më tetë gusht të vitit 2003.

0751677-e1470221981893

Ai takim ishte fituar nga katalunasit me rezultat 0-1 ndërsa goli ishte shënuar nga sulmuesi argjentinas Javier Saviola.

Vlen të theksohet se Barca nga minuta e 20 ishte me një lojtar më pak pasi mbrojtësi Phillip Cocu ishte ndëshkuar me të kuq.

0740032-e1470221137589

Më poshtë keni formacionet zyrtare të takimit që ishte luajtur 13 vite më parë. /Telegrafi/

BarcelonaLiecesterXI

telegrafi sport app