Vonesat në realizmin e agjendave parlamentare jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë buxhetor, janë evidente tek shumica parlamentare. Këshilli buxhetor si njëri nga dy trupat e veçantë punues të Parlamentit të Maqedonisë bashkë me Këshillin nacional për euro-integrime, është konstituuar me vonesë – më 18 mars të këtij viti, shkaku i mos zgjedhjes së nënkryetarëve të Parlamentit kur me Rregulloren e punës, njëri nga ta udhëheq më Këshillin buxhetor. Jo vetëm në legjislaturat e mëhershme parlamentare ku nuk është dëgjuar ndonjë ide a projekte nga ana e deputetëve shqiptarë në Këshillin Buxhetor, as në legjislaturën e tanishme nuk vërehet ndonjë interesim i deputetëve shqiptarë në Këshillin Buxhetor, shkruan gazeta Koha.
Çka është më tragjike, partitë shqiptare para zgjedhjeve parlamentare e kanë lodhur opinionin se përveç barazisë së gjuhës, do të arrijnë edhe barazinë buxhetore me maqedonasit, ndërsa tani kur po bëhen një vit e gjysmë pas zgjedhjeve, partitë shqiptare parlamentare më shumë janë të preokupuar si të hynë në Qeveri se sa të dalin me projekte konkrete për barazi buxhetore apo të paktën të japin kritika për Buxhetin 2018 të Qeverisë së Zoran Zaevit.
Deputetët më me përvojë në Parlamentin e Maqedonisë, Xhevat Ademi dhe Rexhail Ismaili nuk pranojnë të flasin për gazetën Koha nëse në të kaluarën grupi parlamentar i BDI-së ka propozuar apo ndonjë ide apo projekt për zonat prej nga vijnë deputetët në Këshillin buxhetor. Madje, ata thonë se nuk kanë njohuri lidhur me propozimet eventuale. Kjo, pasi Këshilli buxhetor ka kompetencë të verifikojë prioritetet strategjike të Parlamentit për vitin e ardhshëm dhe përfshirjen e tyre në Buxhetin e Maqedonisë me propozimin e programeve dhe nënprogrameve të posaçme, jep udhëzime dhe drejtime për përgatitje të propozimit të kërkesave buxhetore dhe nevojat për punën e Parlamentit. Nga ana tjetër, edhe për këtë vit duket se BDI nuk ka ndonjë plan apo projekt që do të diskutohej në Këshillin buxhetor.
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, flet vetëm për arsyet e vonesë së këtij Këshilli, ndërsa deputeti tjetër i BDI-së, Agim Shaqiri, thotë se deri më tani nuk kanë biseduar se çfarë të propozojnë në Këshillin buxhetor. “Me ekspertët anglezë kemi pasur konsultime se si të arrihet më shpejtë dhe më mirë deri tek ajo që Parlamenti të bëhet Njësi e veçantë buxhetore dhe të mos varet prej Qeverisë. Nuk është puna vetëm pse jemi vonuar me zgjedhjen e nënkryetarëve për të funksionalizuar Këshilli Buxhetor, por ideja është që të kemi dialog të mirëfilltë në mes partive parlamentare për të pavarësuar Parlamentin nga Qeveria në aspektin financiar”, thotë Alimi.
“Deri më tani kemi qenë të ngarkuar me konsolidimin e Këshillit dhe nuk kemi propozuar diçka konkrete. Normal që ne si grup parlamentar do ti kemi propozimet tona në këtë Këshill”, thotë deputeti Agim Shaqiri. Nga Lëvizja BESA, anëtari i këtij Këshilli, deputeti Nexhmedin Kahremani thotë se në mbledhjet e radhës, në Këshillin buxhetor do të propozojnë projekte për Rajonin Veriperëndimor në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.
“Deri më tani kam prezantuar vetëm në një mbledhje të Këshillit buxhetor, sepse më herët nuk kam qenë anëtar. Si deputetë kemi bisedar se çfarë mund të bëjmë në Këshill, duke i piketuar investimet në arsim dhe shëndetësi në Rajonin Veriperëndimor, por konkretisht ende nuk kemi diçka”, tha për gazetën Koha, Nexhmedin Kahremani. Ndryshe, më 8 mars, Këshilli buxhetor ka mbajtur seancën e parë, ndërkaq me të udhëheq nënkryetarja e Parlamentit, Frosina Ramenski. Por deri më tani, ky Këshill nuk ka arritur të miratojë Planin strategjik për periudhën 2018-2020, në të cilin mes tjerash parashihet edhe aktivitet i përforcuar diplomatik i Parlamentit. Këshilli buxhetor po ashtu i propozon Qeverisë që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, të ndjek ekzekutimin e shpenzimeve të Buxhetit të Parlamentit dhe propozon shpërndarjen e mjeteve në kuadër të mjeteve të miratuara me Buxhetin e Maqedonisë, sjell Rregullore për punën e tij dhe kryen punë tjera të verifikuara me ligj.
Së fundmi, kryetari dhe disa anëtarë të Këshillit buxhetor janë takuar edhe me përfaqësues të Fondit Ndërkombëtar Monetar, kjo për të përforcuar Parlamentin në aspektin buxhetor për të cilin edhe është njëri ndër prioritetet kryesore të kësaj shumice parlamentare. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, në njërin nga brifingjet për gazetarë ishte kritik ndaj varësisë së Parlamentit nga Qeveria, duke thënë mes tjerash se dhe ujin çka e pinë, ia sjell Qeveria dhe nuk e zgjedhin vetë.
Sipas asaj çka tha Xhaferi, Parlamenti vetëm nëse bëhet linjë e veçantë buxhetore, duke mos qenë i varur nga paratë prej Ministrisë së Financave, do të mund të luaj rolin dhe funksionin ashtu siç duhet. Në aspekt të pavarësimit buxhetor të Parlamentit pritet të ndikojë pozitivisht edhe dialogu “Zhan Monet” që do të fillojë në Ohër më 18 maj me pjesëmarrjen e të gjitha partive parlamentare, kjo për të forcuar rolin e Parlamentit në aspekt të kontrollit ndaj Qeverisë dhe organeve tjera të pavarura, gjithmonë përmes bashkëpunimit pozitë-opozitë./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale