LAJMI I FUNDIT:

Shota Baraliu: Në një koncert tallava dalin 20 mijë veta, për faturat e rrymës nuk protestojnë as tre veta

Shota Baraliu: Në një koncert tallava dalin 20 mijë veta, për faturat e rrymës nuk protestojnë as tre veta

Aktorja Shota Baraliu ka thënë se çdo popull e meriton qeverinë që ka, pasi populli në Kosovë nuk proteston për gjera të rëndësishme.

Baraliu në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është e palogjikshme sepse nëse mbahet një koncert tallava, mblidhen 20 mijë veta ndërsa për faturat e rrymës nuk dalin as tre veta.

“Mendoj që ka faj edhe populli. Nëse mbahet një koncert tallava mblidhen 20 mijë veta, ndërsa nëse mbahet një protestë për rrymën apo diçka tjetër nuk i mbledh as tre veta. Fajin e ka populli që nuk del të protestoj e të ngrejë zërin”.


Petrovci: Fëmijët dikur njihnin pak politikanë e shumë artist, sot njohin vetëm këngëtarët e tallavasë (Video)
Lexo po ashtu Petrovci: Fëmijët dikur njihnin pak politikanë e shumë artist, sot njohin vetëm këngëtarët e tallavasë (Video)

Përndryshe, aktorja shtoi edhe se do dëshironte pa masë që liberalizimi i vizave të bëhej sa më shpejtë, duke ditur dëshirën e të rinjve për të vizituar vendet e Evropës.

Ndërsa një dëshirë krejt të kundërt e pati aktori tjetër i ftuar në studio, Jeton Zogjani, i cili tha se është kundër liberalizimit të vizave, pasi sipas tij prioritet duhet t’i jepet mirëqenies sociale.

Ndërkohë që keqardhje për mos-liberalizimin e vizave shprehur edhe aktori i mirënjohur, Enver Petrovci, i cili u shpreh se të rinjtë e vendit fatkeqësisht kanë mundësinë të vizitojnë vetëm vendet e rajonit. /Telegrafi/

Aktorja ka thënë se gjendja e artit në Kosovë është shumë e vështirë, dhe është e kuptueshme që një pjesë e artistëve vrapojnë pas politikanëve.

“Artistët duan të hanë bukë, prandaj nuk kanë qare po vrapuar pas politikanëve. Unë jam beqare dhe mund të mbajë vetën. Por ka artistë që kanë familje dhe kanë fëmijë për të rritur dhe duhet t’u japin bukë, prandaj duhet të vrapojnë pas politikanëve”.

Baraliu thotë se ka artistë që janë lëpirës, por thotë se vet ajo nuk vrapon pas politikanëve.

“Nuk është në karakterin tim të vrapoj mbrapa politikanëve. Por nuk i dihet ndoshta na vjen dita edhe neve”, thotë ndër të tjera Shota Baraliu./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Kalo në kategori