Tash e pesë ditë partitë politike kanë filluar zyrtarisht fushatën zgjedhore me takime e tubime elektorale me qytetarë të vendit. Megjithatë, garuesit politikë këtë fushatë e kanë nisur muaj më parë, për çka po thuhet se do të duhej të ndëshkoheshin nga KQZ e PZAP.
Kështu thotë profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.
Derisa flet për referendumin, Baraliu konsideron se bashkësia ndërkombëtare dhe klasa politike nuk e kanë dashur atë. Ndërsa për Gjykatën Speciale thotë se është një padrejtësi e madhe për Kosovën.
Baraliu gjatë emisionit 45/45 në KosovaPress, deklaron se partitë politike janë shumë aktive dhe se kanë interesim të jashtëzakonshëm për të arritur rezultate në këto zgjedhje, për çka sipas tij, edhe epilogu do të jetë interesant.
Baraliu thekson se partitë politike e kanë filluar fushatën qysh nga dorëheqja e Ramush Haradinajt, ai mendon se është një aktrim i partive politike hapja e fushatës zgjedhore me datën 25.
“Jo vetëm aktrim por më shumë se kaq, e parë është shkelje çdo veprim para fushatës zyrtare e cila ekskluzivisht përcaktohet dhe shpallet pas planit operacional të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kohëzgjatja e saj, edhe kësaj radhe edhe në përgatitjet e këtyre zgjedhjeve një parafushatë e cila jo vetëm që filloi pas dorëheqjes së ish kryeministrit por edhe më herët me muaj të tërë kemi parë sinjale dhe simptome të një parafushate që subjektet politike të caktuara, madje edhe gjatë procesit të brendshëm të zgjedhjeve, pra brenda partive e sidomos jashtë tyre bënin, pra ajo është jo vetëm e pa lejuar dhe jo morale por edhe e kundërligjshme”, thotë ai.
Krahas kësaj, ai konsideron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe PZAP do të duhej të ndëshkonte partitë politike garuese në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.
Baraliu thekson se ashtu si në zgjedhjet e kaluara, qytetarëve po u premtohen gjëra boshe, derisa shton se gjatë tubimeve po përmenden shifra jo të sakta.
Profesor Baraliu konsideron se mos formimi i institucioneve të reja e godet drejtpërdrejtë qytetarin. Mes tjerash ai thotë se do të ketë mundësi të ngërçit politik.
Baraliu: Kemi koalicione të cilat pas zgjedhje nuk mund ta bëjnë shumicën (Video) “ Çdo vonesë në formimin e institucioneve të reja, në radhë të parë të Qeverisë do të ishte edhe me pasoja edhe për institucionet, por edhe për qytetarin dhe Republikën. Po do të jetë interesante situata dhe konfiguracioni që mund të pasoj pas zgjedhjeve, varësisht nga rezultati zgjedhor i subjekteve politike të cilat janë më të rëndësishme në kuptimin e vëllimshmërisë të anëtarësisë dhe ndikimit politik që kanë dhe fuqisë politike, sepse kemi koalicione të cilat pas zgjedhjeve nuk do të mund të bëjnë shumicën”, thotë Baraliu.
Sa i përket kërkesës së Ramush Haradinajt drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dorëheqjes, Baraliu thotë se kryeministri në detyrë nuk kishte bazë juridike-kushtetuese për këtë kërkesë.
“Ishte diçka që do të pritej që do të jetë refuzuese dhe mirë bëri Gjykata Kushtetuese që e bëri të qartë atë, ani pse me vonesë, por sidoqoftë bazë juridike-kushtetuese për këtë kërkesë ish-kryeministri nuk ka pasur. Por, nuk mund të sillemi as ne as askush me pretendime që fillimisht po shkojmë në Hagë si qytetar i zakonshëm, për të mbrojtur institucionet, ndërkohë në ditën e njëjtë pa folur asnjë fjalë atje që është e drejtë e qytetarit mbrojtja në heshtje, të kthehesh dhe të caktosh qeverinë dhe të vazhdoj”, deklaron mes tjerash ai.
Në raste të tilla, Baraliu thotë se duhet të kthehet përgjigje më e shpejtë nga Gjykata Kushtetuese.
Baraliu konsideron se do të duhej të ndryshonte Kushtetuta në disa pika, kur vije fjala për çështjen e zonave zgjedhore, për zgjedhjet e përgjithshme lokale e qendrore, por edhe për referendum.
Sipas tij, të gjitha shtetet serioze edhe për çështjet më të parëndësishme, ua mundëson qytetarëve zgjedhjen me referendum. Por që sipas tij ligji për referendumin është pamundësuar nga vetë klasa politike.
“Fatkeqësisht ka edhe një kufizim që për shkak të disa ligjeve që prekin interesat e komuniteteve pakicë, nuk lejohet referendumi dhe ajo do të duhej të hiqet, dhe tjetra nuk ka dashur as bashkësia ndërkombëtare, e di saktësisht disa herë ofertat që ata i kanë bërë për segmente të caktuara institucionale të tona. Nëse doni një ligj për referendumin çfarë duam ne të propozojmë, nëse e pranoni, do ta keni, nëse jo, jo. Dhe tjetra, vetë klasa politike nuk ka dashur një ligj për referendumin dhe ne nuk e kemi atë ligj”, shprehet ai.
Derisa flet për formimin e Gjykatës Speciale, Baraliu thotë se është një padrejtësi e madhe që i është bërë Kosovës, për çka konsideron se qeverisja e ardhshme do të duhej ta rishikoj këtë çështje. Sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë, Baraliu nuk shprehet optimist se do të ketë njohje nga ky vend për Kosovën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi