Ish- presidenti i superfuqisë më të madhe në botë, Amerikës, ka disa rekomandime për ju se cilët libra duhet t’i lexoni.
Në një postim në Facebook, Barack Obama ka treguar se shpeshherë është pyetur nga tjerët se çfarë lloj librash lexon.
Kështu, kjo e ka nxitur atë ta ndajë me gjithë botën një mini-listë leximi.
Librat e mëposhtëm kanë të bëjnë me qeveritë, identitetin, historinë, pabarazinë, etj.
1: Futureface: A Family Mystery, an Epic Quest, and the Secret to Belonging nga Alex Wagner
“Një herë kam shkruar një libër për kërkimin tim të identitetit, kështu që isha kureshtar të shoh se çfarë Alex, vajza e një nëne birmaneze dhe babai irlandez, ka zbuluar gjatë kërkimit të saj.
Ajo ka zbuluar diçka të mahnitshme rreth asaj se çfarë na bën neve ajo çfarë jemi – kërkimi për harmoni mes identiteteve tona indivudale dhe vlerave dhe idealeve që na bëjnë të lidhemi bashkë si amerikanë”, ka shkruar Obama.
2: The New Geography of Jobs, nga Enrico Moretti
“Tani është gjashtë vjet i vjetër, por ende një diskutim i mençur se si qytetet dhe regjionet e ndryshme kanë bërë që një ekonomi ndryshuese të funksionoj për ta – dhe si politikbërësit mund të mësojnë nga ajo për t’i përmirësuar rrethanat e punëtorëve amerikanë kudo që janë”.
3: Why Liberalism Failed, nga Patrick Deneen
“Në një kohë ku pabarazia është në rritje, ndryshimi i shpejt dhe një rritje e disiluzionit me rregullin liberal demokratik që e kemi njohur gjatë shekujve të fundit, mua ky libër mu ka dukur mjaft provokues për mendimet tona.
Ndonëse nuk pajtohem me shumicën e konstatimeve të autorit, libri prapëseprapë ofron një pamje më të qartë të humbjes së domethënies dhe komunitetit që shumica në Perëndim e ndjejnë”.
4: “The 9.9 Percent is the New American Aristocracy” nga Matthew Steweart
“Edhe kjo është një analizë mjaft provokuese, ku tregon se si pabarazia ekonomike në Amerikë jo vetëm se është në rritje, por edhe vet-përforcuese – dhe çfarë ndikimi ka kjo në edukim, shëndet, lumturi, si dhe në fuqinë e demokracisë sonë”.
5: “In the Shadow of Statues: A White Southerner Confronts History” nga Mitch Landrieu
“Në këtë libër Mitch ndeshet me disa pjesë të dhimbshme të historisë sonë dhe se si ato ende jetojnë në të tashmen.”
6: “Truth Decay: An Initial Exploration of the Diminishing Role of Facts and Analysis in American Public Life” nga Jennifer Kavanagh dhe Michael D. Rich
“Ndonëse titulli është mjaft vetë-shpjegues, zbulimet e tyre janë shumë interesante. Libri ofron një pamje se si selektimi klasifikues i fakteve dhe i dëshmive jo vetëm se është i pasinqertë, por edhe vetë-mposhtës për një shoqëri që gjithmonë ka punuar më së miri kur është arsyetuar me debat dhe dëshirë praktike për zgjidhje të problemit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri