LAJMI I FUNDIT:

Banorët romë të lagjes Tophanë jetojnë në kushte të mjerueshme! (Video)

Banorët romë të lagjes Tophanë jetojnë në kushte të mjerueshme! (Video)

Ujërat e zeza nëpër rrugët e Tophanës rrjedhin kudo. Banorët romë të lagjes jetojnë në kushte të mjerueshme.

Shtëpitë e ngjitura njëra me tjetrën, dhe rrugët e ngushta që mezi kalohet, është imazhi dhe përditshmëria e këtij komuniteti. Banorët thonë se kanë problem me ujërat e zeza që kalojnë pranë shtëpive duke shtuar rrezikun nga ndonjë sëmundje. Ata frikësohen për shëndetin e fëmijëve të tyre me që janë ata të cilët frekuentojnë këtyre rrugëve, në mungesë të aseteve për argëtimin e tyre.

“Gati 50 vjet kushtet assesi të ndryshojnë. Dhe këto fekale dhe kanale sjellin shumë sëmundje për fëmijët tanë. Ne i drejtohemi secilit por nuk arrijnë të ndajnë ca mjete nga shteti që të mundet të ndalohet kjo”, u shpreh Dekran Iljaz, banor.


“Fëmijët tjerë nëpër rrugë që ecin po sëmurën e paramendo të luajnë këtu fëmijë të vegjël e nuk kanë ku tjetër”, tha Ibish Ibishi, banor.

Nga komuna e Çairit thonë se projekti i 2014-tës për kanalizimin nuk përfshinë këtë lagje sepse duhen gypa të mëdha. Xhengiz Hani nga sektori për urbanizëm i komunës për TV21 theksoi se me zgjerimin e bulevardit “Nikolla Karev”, së bashku me qytetin e Shkupit do të vendosin kanalizim i cili do ta zgjidhte problemin me ujërat fekale dhe atmosferike në këtë lagje. Hani njoftoi se punimet do të fillojnë në muajin qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori