Reduktimet e ashpra të energjisë elektrike kanë lënë në terr tash e 17 orë banorët e fshatit Samadrexhë të komunës së Vushtrrisë.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala.


Buzhala ka thënë se këto reduktime mund të kenë ardhur si pasojë e ndonjë prishje.

“Ka prishje ekipet janë ne terren duke i sanuar ato. Prishjet po shkaktohen për shkak te erërave te forta ne atë pjesë”, ka thënë Buzhala

Ndryshe me reduktime të tilla janë përballur edhe komunat e tjera të vendit./Telegrafi/