Qytetarët të cilët jetojnë në Veternik të Prishtinës janë ankuar se që nga e mërkura kanë mbetur pa energji elektrike.
Në redaksinë e Telegrafit kanë arritur ankesat e tyre, të cilët edhe kërkojnë nga KEDS që të intervenojë në rregullimin e problemit.
Po ashtu, ata kanë theksuar se KEDS nuk ka bërë asnjë njoftim për konsumatorët për ndalimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/