Banorët e fshatit Lipë janë duke luftuar me zjarrin për të tetën ditë radhazi në zonën e njohur si "Maja e Hasanit".

Zjarri ka shkatërruar mbi 200 hektarë pyje dhe livadhe, duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor dhe ekonomik.


Në videot e dërguara në redaksinë e Telegrafit nga banorët e zonës, shihen duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të shuar flakët.

flaka ne Lipe

Ndërkohë, ata ankohen për mungesën e reagimit nga institucionet lokale dhe zjarrfikësit, duke kërkuar që prokuroria e Pejës të nisë një hetim për neglizhencën në këtë situatë emergjente. /Telegrafi/