LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Kotorrit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve

Banorët e Kotorrit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve

Qyteti i Kotorrit në Mal të Zi, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i vendosur brenda gjirit piktoresk të Adriatikut, po përballet me një numër të lartë turistësh gjatë verës, duke bërë që në rrugë të krijohet trafik i rënduar.

Ndërsa disa pjesë të filmit James Bond, “Casino Royale” i vitit 2006 janë filmuar në këtë qytet, tani autoritetet thonë se Kotori është i mbingarkuar nga fluksi i turistëve dhe anijeve turistike. Turizmi kontribuon afërsisht një të katërtën e prodhimit ekonomik të Malit të Zi, me të ardhurat që përbëjnë 24.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2022.

Megjithatë banorët thonë se jeta e tyre është gjithnjë e më e vështirë gjatë sezonit turistik.


“Ka shumë njerëz në qytet. Ka turma të mëdha kudo, shumë guida turistike që udhëheqin grupet e turistëve. Përveç kësaj, nuk ka parkim dhe kjo shkakton bllokime masive të trafikut”, thotë Doris Dajkovic, banore në Kotor.

Sipas autoriteteve ka ditë që 3 deri në 4 anije, me mbi pesë mijë turistë, mund të ankorohen në portin e Kotorit. Vizitorët që zbresin nga anijet turistike aktualisht paguajnë një tarifë prej 1 euro për të hyrë në qytet.

“Numri i anijeve hyrëse është rritur vazhdimisht gjatë dhjetë viteve të fundit, duke arritur në afërsisht 500 vitet e fundit. Kjo është një shifër domethënëse dhe në një qytet si Kotori, nuk është e pazakontë që tre ose katër anije të ankorohen njëkohësisht. Për rrjedhojë, ne përjetojmë një numër shumë të madh vizitorësh në një hapësirë shumë të vogël. Përveç turistëve që mbërrijnë me anije, ka turistë që vijnë me autobusë apo automjete private nga shtetet dhe qytetet fqinje. Kjo e vështirëson jetën normale të banorëve tanë”, thotë Jovan Ristic, Drejtor i organizatave lokolae të turizmit.

Rritja e turizmit masiv po ndikon gjithashtu në mjedisin detar lokal.

“Në raste të tilla, veçanërisht kur ndikimi është intensiv dhe afatgjatë, dëmi zakonisht tejkalon përfitimet. Bukuria e gjirit është burimi ynë më i vlefshëm dhe është arsyeja pse njerëzit, anijet turistike dhe turistët vijnë në Kotor. Kjo është diçka që duhet ta ruajmë. Nëse bëhemi të njohur, shpresoj të mos jetë për turizëm masiv dhe cilësi të dobët të ujit, do të jetë e vështirë të rikthehet shkëlqimi i dikurshëm i Gjirit të Kotorit. Si ekologë, biologë dhe profesionistë, ne nuk jemi në thelb kundër turizmit; përkundrazi, ne e kundërshtojmë këtë lloj menaxhimi sepse vë në rrezik serioz jetën detare”, thotë Dr. Milica Mandic, biologe detare.

Në Kroacinë fqinje, Dubrovniku prezantoi në vitin 2017 një plan “Respekto qytetin”, duke kufizuar numrin e vizitorëve që mbërrijnë me anije në 4 mijë në çdo kohë./VOA

Në trend Botë

Më shumë
Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Botë
Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Botë
Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Amerika

"Të humbur, por jo të harruar": Si po i kërkon Ukraina të zhdukurit e luftës

Evropa
Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm

Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm "për të përshpejtuar reformat"

Botë
SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

Botë
Kalo në kategori