LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Karaçevës së Poshtme protestojnë kundër mbylljes së shkollës

Banorët e Karaçevës së Poshtme protestojnë kundër mbylljes së shkollës

Në mesin e 19 shkollave që do të mbyllën në Komunën e Kamenicës është edhe Shkolla Fillore “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme.

Vendimi është marrë nga kryetari Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Por banorët e këtij fshati kanë kundërshtuar vazhdimisht vendimin e kryetarit të komunës, kurse kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme, Selver Lenjani ka thënë për KosovaPress se në momentin që mbyllet shkolla, zbrazja e fshatit është e pashmangshme nga qytetarët.


Ai ka theksuar se banorët janë këmbëngulës që të mos lejojnë mbylljen e shkollave, ndërsa më 2 shtator do të protestojnë kundër këtij vendimi.

Këtë veprim ai e she edhe si ogur të zi për këtë pjesë të Kosovës, duke shtuar se kjo që po ndodh me shkolla, nuk ka ndodh as në kohën e Rankoviçit dhe Millosheviçit.

Selver Lenjani, thotë se Serbia çdo ditë pret zbrazjen e fshatit Karaçevë, pasi Serbia ka pretendime territoriale në këtë vend.

Ai thotë se të gjitha institucionet relevante janë të njoftuar me problemin e shkollës së Karaçevës, por nga askush nuk kanë marrë një përgjigje, duke filluar nga Presidenti, Kryeparlamentari, Kryeministri dhe ministri i Arsimit.

Ai thotë se shkolla teknikisht është në rregull, i plotëson të gjitha kushtet për mësim, ka personal arsimor dhe me numër të mjaftueshëm të nxënësve, ka 100 nxënës.

Lenjani pret që mësimi të fillojë në këtë shkollë më 2 shtator, pasi është pika më e nxehtë kufitare në këtë pjesë të Kosovës.

Lenjani thotë se “hapja e një shkolle mbyll një burg, kurse mbyllja e një shkolle do të thotë hapja e një burgu”.

Ai ka lutur të gjitha mediumet që t’i ndihmojnë në sensibilizimin e kësaj situate, për mbrojtjen e shkollës.

Protesta mbahet më 2 shtator në oborrin e Shkollës Fillove “Asllan Thaçi”, e cila fillon nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:00.

Kurse Qëndron Kastrati ka shkruar në Facebook se fillimi i vitit të ri shkollor 2019/2020 në Kamenicë do të përcillet me procesin e riorganizimit të shkollave.

“Pas hulumtimit të gjendjes në terren për më shumë se një vit; konsultimit me dhjetëra profesionistë të fushës në Kosovë, Shqipëri, e më gjerë, dhe sidomos për shkak të fëmijëve të cilët janë fokusi ynë kryesor, ne jemi të bindur që riorganizimi i shkollave është i domosdoshëm.

Riorganizimi vjen si rezultat i ndryshimeve demografike që tashmë kanë ndodhur. Kamenica sot ka 40% më pak nxënës sesa në vitin 2011. Në më shumë se gjysmën e shkollave në Kamenicë, klasa e parë i ka më pak se 5 nxënës. 19 nxënës e kanë vetëm një shok klase dhe 25 të tjerë nuk e kanë ASNJË shok klase. Unë si Kryetar Komune nuk mund të mos veproj për ta ndryshuar këtë situatë. E kam obligim moral, por edhe ligjor të mendoj për të mirën e brezave të ardhshëm, pavarësisht pasojave në popullaritetin tim, apo të tjera”, ka shkruar Kastrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori