Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se banorët e Fushë Kosovës nesër (e mërkurë) nuk do të kenë furnizim me ujë për disa orë për shkak të punimeve teknike në gypin kryesor që furnizon këtë qytet.
Uji do të ndalet nga ora 08:00 deri në orën 15:00.
“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve nga Operatori Ekonomik i kontraktuar nga KRU ”Prishtina ” sh.a për ndërrimin e rrjetit për furnizim me ujë në qytetin e Fushë Kosovës është planifikuar që nesër me dt 27.11.2024 prej orës 8:00 deri në ora 15:00 të kemi punime teknike në gypin kryesor që furnizon qytetin e Fushë Kosovës. Andaj, në kohën e specifikuar do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Sipas njoftimit, ky intervenim bëhet për rritjen e kapaciteteve dhe furnizim më të mirë për konsumatorët.