Një grup i jug-koreanëve në moshë ka arritur në Korenë Veriore për të takuar familjarët që nuk i kanë parë nga koha e Luftës Koreane më 1950-1953.
Kjo luftë ka ndarë Gadishullin Korean andaj njerëzit që kanë jetuar në pjesën veriore e kanë pasur të pamundur lëvizjen.
Të dy Koretë, që teknikisht janë ende në luftë, kanë organizuar bashkime familjare edhe më parë, mirëpo ky rast përbën ngjarjen e parë në tri vjetët e fundit.
Jug-koreanët janë listuar me një zgjedhje rastësore derisa më i vjetri është në moshën 101 vjeçare.
Rreth 100 persona janë zgjedhur nga secila anë për të marrë pjesë në këtë organizim.
Disa kanë hequr dorë nga pjesëmarrja pasi kanë kuptuar se familjarët që kanë kërkuar t’i shohin tashmë janë të vdekur.
Një grua 92 vjeçare, u ka thënë gazetarëve se ajo do të shohë djalin e saj për herë të parë që nga përfundimi i luftës.
Lee Keum-seom, ka thënë se ka humbur lidhjet me djalin e saj, kur ai ishte në moshën katërvjeçare, si dhe me burrin e saj.
“Kurrë nuk e kam imagjinuar se do të vjen kjo ditë”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.
“Unë nuk kam pasur njohuri nëse ai është gjallë apo jo”.
Personat që do të marrin pjesë do të kalojnë tri ditë në Korenë Veriore, mirëpo mund të qëndrojnë me familjarët e tyre vetëm disa orë në ditë apo 11 orë gjithsej.
Shumica e takimeve do të jenë nën vëzhgim të rreptë të forcave të sigurisë.
Ky organizim, i realizuar me ndihmën e Kryqit të Kuq është rezultat i takimit historik në mes të liderit veri-korean, Kim Jong-un dhe presidentit të Koresë Jugore, Moon Jae-in në kufi mes dy vendeve në muajin prill. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi