Shtëpia e Big Brother VIP Kosova u kthye në një festë të vërtetë kombëtare mbrëmjen e 28 Nëntorit, kur banorët vendosën të nderojnë Ditën e Flamurit duke u veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Ngjarja solli një atmosferë plot ngjyra, emocion dhe krenari për traditën kombëtare.


Të gjithë banorët, përfshirë Jonidën, u shfaqën të veshur me kostume autentike nga treva të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Screenshot 2024 11 29 212445

Djemtë disa ishin me kostume, Driloni ishte me uniformë të ushtrisë, ndërsa gratë shkëlqyen me fustanet e qëndisura me motive tradicionale.

Edhe Jonida tërhoqi vëmendje me elegancën e saj dhe dashurinë për simbolikat kombëtare.

Ky gjest i veçantë nga banorët dhe Jonida u vlerësua jashtë mase nga shikuesit, të cilët e konsideruan si një mënyrë të bukur për të ruajtur dhe promovuar kulturën dhe historinë shqiptare.

Festa e 28 Nëntorit në Big Brother VIP Kosova u kthye kështu jo vetëm në një moment argëtimi, por edhe në një homazh për unitetin dhe krenarinë kombëtare. /Telegrafi/