Dy nga bankat më të mëdha të Turqisë kanë pezulluar pranimin e sistemit rus të pagesave, i quajtur Mir.
Ky vendim vjen pas paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një ndëshkim të mundshëm në rast të shmangieve të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, përcjell Telegrafi.
Ky sistem i pagesave ishte prezantuar si një alternativë për rusët pasi kartat e tyre Visa dhe MasterCard ndaluan së punuari jashtë vendit. Dy ofruesit e sistemit ndërkombëtar të pagesave pezulluan operacionet ruse për shkak të pushtimit ushtarak të Ukrainës më 24 shkurt.
Huadhënësit më të mëdhenj turk Is Bank dhe Deniz Bank, pezulluan transaksionet në kuadër të Mir.
Departamenti amerikan i Thesarit paralajmëroi bankat jashtë Shteteve të Bashkuara se marrëveshja me Mir do të “rrezikonte mbështetjen e përpjekjeve të Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA-së”.
Is Bank tha se po vlerësonte deklaratën e Thesarit, derisa Deniz Bank tha se “aktualisht nuk ishte në gjendje të siguronte këto transaksione”.
Shoqata ruse e Operatorëve Turistikë (ATOR) ka rekomanduar që shtetasit e saj që udhëtojnë drejt Turqisë të përdorin paratë e gatshme, për shkak të tkurrjes së mundësive për pagesë me kartelë bankare.
Tetë vende, kryesisht miqësore me Rusinë, pranojnë kartelat bankare në kuadër të Mir. Turqia dhe Vietnami janë të vetmet vendet që e pranojnë këtë sistem, të cilat nuk janë ish-anëtare të Bashkimit Sovjetik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre
KEK, B1-shi kthehet në punë në orët e mbrëmjes

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës