Pavarësisht premtimeve të shumta, edhe sivjet Kosova si duket nuk do të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër. Qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë nëpër vende të ndryshme të botës gjatë vizitës së sivjetme në Kosovë sërish do të duhej ta paguajnë “plaçkën” kufitare.
Mosanëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe numri i madh i automjeteve të paregjistruara vazhdojnë të mbeten sfidë kryesore për sigurimin e Kartonit të Gjelbër.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) tashmë ka filluar angazhimin e saj rigoroz lidhur me këtë çështje.
Në takime intensive me zyrtarë kompetentë ata po kërkojnë zvogëlimin e automjeteve të paregjistruara.
“Banka Qendrore e Kosovës ka një kohë të gjatë që është e angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër. Ky angazhim është rritur kohëve të fundit bashkë me institucionet tjera të vendit me qëllim të plotësimit të kushteve nga ana e Kosovës në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos kenë më pengesa për të lëvizur me automjetet e tyre në vendet tjera, si dhe mërgimtarët të mos detyrohen të paguajnë në emër të Kartonit të Gjelbër. Një problem që e kemi është mosanëtarësimi i Kosovës në OKB, ndryshe të gjitha kriteret tjera janë të plotësuara”, thuhet në përgjigjen me shkrim të këtij institucioni dhënë gazetës Zëri.
Guvernatori Fehmi Mehmeti ditë më parë pati takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin për kërkimin e një alternative që do të çonte në zgjidhjen e këtij problemi.
“BQK-ja është vazhdimisht në diskutim me të gjitha institucionet që të kalojmë këtë sfidë dhe të gjejmë modalitete për të shitur Kartonin e Gjelbër. Temë kryesore e takimit të guvernatorit Fehmi Mehmeti me ministrin Gashi ka qenë pikërisht ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara. Guvernatori ka adresuar shqetësimin dhe ka kërkuar nga ministri Gashi që të ndërmerren masat për të ulur numrin e automjeteve të paregjistruara, të cilat po paraqesin problem serioz për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër”, thuhet tutje në përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës