Banka për Biznes (BPB), edhe këtë vit sikundër edhe më herët, e ka fituar çmimin “The Banker”, të cilën e jep prestigjiozja “Financial Times”, vlerësim që i bëhet bankës më të mirë në treg, e kjo bazuar në disa parametra.
Zëvendësdrejtori i BPB-së, Artan Sadiku në një intervistë për Telegrafin ka thënë se çmimi “The Banker”, i ndarë për BPB-në këtë vit, është bazuar në parametra siç janë: orientimi (iniciativa) strategjik i bankës, gama e shërbimeve dhe produkteve, investimi në teknologji, si dhe përqindjet e rritjeve në krahasim me vitin paraprak.
“Ky çmim prestigjioz i vlerësuar lartë anë e mbanë botes, i është ndarë BPB-së për herë të dytë radhazi, gjë që na bën shumë konfident për të ardhmen, në aspekt të bashkëpunimit me klientët tonë. Ky çmim në të vërtetë siguron klientët dhe tregun se BPB-ja është institucioni më dinamik në vend, me premtimin që gjithmonë do të jemi në përpjekje për të avancuar tutje”, ka theksuar Sadiku.
Sipas tij, “The Banker” shikon parametrat që u përmendën më lartë, dhe në bazë të tyre merr vendimin.
“ Ne si BPB, në vitet e fundit jemi të orientuar (me strategji) që te jemi banka kryesore për NVM-të, me ç’rast pozicionimi ynë në treg ka treguar të jetë i suksesshëm, duke marrë parasysh zhvillimin e bankës dhe rritjen e saj. Kjo do të ishte e pamundur në qoftë se BPB, nuk do të kishte të përcaktuar një profil të qartë të klientit me të cilin mendojmë te zhvillohemi edhe ne si bankë, por njëkohësisht t’i kontribuojmë edhe ekonomisë së Kosovës. Në këtë drejtim ne e dimë qe afërsisht 90 për qind e bizneseve në Kosovë janë ndërmarrje të vogla, të cilat punësojnë me pak se 10 punëtorë, ku pikërisht ne si bankë jemi fokusuar që ta shërbejmë këtë shtresë të klientëve, duke pasur parasysh që këto biznese janë katalizator i ekonomisë, dhe janë gjeneruesi më i madh i vendeve të punës”, ka shtuar Sadiku.
Ai më tutje ka thënë se ata kanë bërë investime teknologjike, si renovimi i flotës së tyre të bankomatëve, përditësimi i platformave te e-banking and m-banking, të cilët sipas tij, shprehin vetëm disa nga investimet tona për klientët tanë, me te vetmin qëllim “qasje e lehtë dhe e përshtatshme në shërbimet bankare”.
“Rritja e BPB ka qene multidimensionale, e ajo për të cilën krenohemi më së shumti, është rritja dhe përmirësimi i dukshëm i vlerësimit të BPB-së, qoftë nga ana e rregullatorit, po ashtu edhe nga ana e partnereve dhe klientëve tanë”, ka deklaruar Sadiku.
Zëvendësdrejtori i BPB-së, ka theksuar se synojnë të jenë banka amë për NVM-të, duke dëshmuar sipas tij se janë një partner i denjë bankar i biznesit kosovar, që siguron jo vetëm qasje në financa, por edhe këshilltarë të mirëfilltë biznesit.
“Po ashtu, jemi të vendosur të ofrojmë gamë të gjerë dhe të adaptuar të shërbimeve për të ju përgjigjur nevojave të klientëve individual, dhe njëkohësisht ndërthurjen e nevojave te klientëve tanë ne mes vete. Nga përvoja jonë me klientët jo-bankar, kemi konstatuar se ndërmarrjet e reja, gratë sipërmarrëse dhe të rinjtë që kanë ide të reja për biznes, përballen me qasje tejet të kufizuar në financa dhe kjo është pengesa kryesore për rritjen e tyre. Për ta evituar këtë pengesë në treg dhe me qëllim të mbështetjes së këtij segmenti të përjashtuar nga tregu, BPB ka zhvilluar programin ‘Përfshirja Financiare’, e cila është nismë që synon të sigurojë qasje në produkte financiare të dobishme dhe të përballueshme me produkte dhe shërbime të cilat ofrohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme”, ka thënë ai.
Sadiku është shprehur se disponueshmëria e shërbimeve financiare që plotësojnë nevojat specifike të përdoruesve pa asnjë diskriminim, është qëllimi kyç i bankës së tyre.
“Iniciativa e BPB-së e vlerësuar nga tregu vendor, dhe posaçërisht nga ’The Banker’, përveç qasjes në financa, ka edhe përfitime sociale pasi promovon barazinë gjinore, ulë papunësinë, bën rregullimin shumë të nevojshëm të bilancit tregtar dhe ndikon pozitivisht në produktivitetin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë”, ka shtuar ai.
Duke folur për sektorin bankar në vend, Sadiku ka thënë se ky sektor është prej më stabilëve dhe të qëndrueshmeve në vend.
“Sektori bankar ka përjetuar një zhvillim të hovshëm gjatë viteve të fundit. Me 10 banka që operojnë në vend, tregu është shumë konkurrues dhe kjo kontribuon pozitivisht, dhe i ofron mbështetje zhvillimit ekonomik te vendit. I gjithë sektori bankar është mirë i kapitalizuar, dhe është profitabil, rrjedhimisht i mbrojtur nga turbulencat e mundshme financiare globale. Po ashtu, të gjitha industritë janë në zhvillim e sipër, dhe kjo paraqet një oportunitet për bankat, sepse i gjithë sektori do të mund të përfitoj nga kjo trajektore”, ka theksuar Sadiku.
Sipas tij, kohëve të fundit një prej sfidave për bankat anë e mban globit, është kërkesa e rregullatorëve për bankat që të hapin sistemet e tyre internale të teknologjisë së fintech-ut dhe përdoruesit tjerë.
“BPB është duke punuar aktivisht për hapjen e sistemeve të palët e treta, duke krijuar një infrastrukturë të IT-së që e mundëson komunikimin me zhvilluesit e jashtëm. Kjo qasje e transformon sfidën në opurtinitet apo mundësi, sepse na bënë më dinamik dhe më pak byrokratik në lansimin e produkteve dhe shërbimeve të reja për klientët tonë. Meqë penetrimi i internetit dhe telefonave të mençur është shumë i lartë në vendin tonë, madje më i larti krahasuar me vendet e regjionit, kërkesat e klientëve nuk kanë problem në qasje të shërbimeve bankare online. Kështu, që të gjitha bankat kanë ndërmarrë diçka në këtë drejtim, dhe kjo është e aplikueshme edhe për bankën tonë. Megjithatë, klientët po kërkojnë ekuilibër në mes përshtatshmërisë së përdorimit të shërbimeve elektronike (online) dhe sigurisë së shfrytëzimit të këtyre kanaleve. Andaj, preferenca kryesore e klientëve mbetet qasja e shpejtë në mjetet e tyre dhe mënyra efektive e pagesave që e bën bankimin e tyre më të lehtë dhe më të sigurt”, tha Sadiku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës