Banka për Biznes do të jetë partner i Down Syndrome Kosova për pesë vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje bashkëpunimi është finalizuar në fund të muajit tetor, që i kushtohet ndërgjegjësimit për sindromën Down.
Kryeshefi ekzekutiv i Bankës për Biznes, Arton Celina ka vizituar shoqatën “Down Syndrome Kosova”, ku së bashku me drejtoreshën ekzekutive të kësaj shoqate, Sebahate Beqiri, kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim 5-vjeçar.
Partneriti 5-vjeçar i BPB-së me shoqatën Down Syndrome Kosova, do të ndikojë dukshëm në rritjen e kujdesit ndaj kategorisë më të dashur të shoqërisë tonë, duke plotësuar nevojat e tyre në disa fusha.
Në saje të këtij bashkëpunimi do të mundësohet që të marrin shërbime në këtë shoqatë fëmijët që deri tani ishin në listë të pritjes.
Gjithashtu, do të ngriten kapacitetet në nivel të vendit për trajnimin e organizuar nga ekspertët e BE-së, “Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse”.
Arton Celina, drejtor ekzekutiv i Bankës për Biznes ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes se është tejet i lumtur për këtë bashkëpunim, e më së shumti për faktin se për gjysmë dekade BPB dhe Down Syndrome Kosova, do të rrugëtojnë së bashku.
“Jam shumë i lumtur që jam në shoqatën Down Syndrome Kosova, për të parë nga afër punën sublime e bujare që janë duke bërë kjo shoqatë. Jam po aq i lumtur t’i vizitoj këta engjuj, që janë fëmijë të moshave të ndryshme dhe për më tepër jam i lumtur që me një marrëveshje që nënshkruam me drejtoreshën e shoqatës, znj. Sebahate Beqiri do të mundohemi që këtë punë sublime që janë duke bërë kolegët këtu sado pak t’ua lehtësojmë”, ka thënë Celina.
Kryeshefi ekzekutiv i BPB-së, tutje, ka premtuar para udhëheqëses së shoqatës Down Syndrome Kosova dhe anëtarve tjerë të kësaj shoqate, se pos kësaj marrëveshje, institucioni që ai udhëheq do të jetë dorë e djathtë e tyre, edhe në fusha tjera, sipas nevojave.
“Ne zotohemi që në pesë vitet e ardhshme, t’i shtojmë kapacitetet e shoqatës për të përballuar kostot shtesë të fëmijëve që kanë nevojë për këtë përkujdesje nga afër, përkujdesje shumë specifike që ne si shoqëri duhet ta çmojmë në vazhdimësi, dhe ta çmojmë duke ndihmuar jo vetëm në formë finaciare, po në çfarëdo mundësie që kemi të ju qëndrojmë pranë këtyre fëmijëve që në të ardhmen shpresojmë të jenë fëmijë kontributdhënës, të pavarur dhe të lumtur”, ka thënë Arton Celina, drejtor i BPB-së.
Bashkëpunimin e BPB-së dhe Down Syndrome Kosova e bën më të veçantë fakti se viti 2021, është vit që iu është kushtuar posaçërisht kësaj kategorie.
Drejtoresha ekzekutive e Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri thotë se marrëveshja e tillë siguron rritjen e shërbimeve e shtimin e numrit të fëmijëve që marrin kujdes në këtë shoqatë, nevojë kjo e kahershme.
“Si udhëheqëse e Down Syndrome Kosova pa hezitim po e them që bashkëpunimi mes DSK-së dhe BPB-së është një bashkëpunim shumë esencial, që garanton qëndrueshmërinë e shërbimeve terapeutike dhe sociale që ofron Down Syndrome Kosova brenda katër qendrave të saj, si dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi ne po krijojmë munësi që fëmijët që i kemi në listë të pritjes t’i fusim si përfitues të shërbimeve tona”, ka thënë Beqiri.
“Ky bashkëpunim nuk ndalet vetëm me përfitimet që kanë fëmijët brenda qendrave tona. Marrëveshja mes DSK-së dhe BPB-së parasheh edhe mbështejen e trajnimit ku Kosovës po i mundësohet të jetë nikoqire e një trajnimi të organizuar nga ekspertët e BE-së me temën “Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse”, ku falë bashkëpunimit të DSK-së dhe mbështetjes së BPB-së ne po arrijmë të ngrisim kapacitetet e mësimdhënësve në nivel të vendit. Ju faleminderit, ne jemi tejet mirënjohës ndaj BPB-së për këtë mbështetje, nevojat e komunitetit janë tepër të mëdha, por me miq dhe partner siç është BPB besoj shumë se do ta kemi shumë më të lehtë veprimin tonë”, ka përfunduar ajo.
20 vite kujdes, BPB, miku i fëmijëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi