LAJMI I FUNDIT:

Banka e Shqipërisë përkujton shënjtërimin e Nënë Terezës me një monedhë të veçantë

Banka e Shqipërisë përkujton shënjtërimin e Nënë Terezës me një monedhë të veçantë

Banka e Shqipërisë përkujtoj sot shenjtërimin e Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nga të gjithë si Nënë Tereza.

Në një postim në rrjete sociale BSH-së shkroi se, Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, në Shkup, në një familje katolike dhe ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë. Nënë Tereza ishte një murgeshë dhe misionare katolike, e njohur për punët e saj bamirëse në ndihmë të njerëzve të varfër, të uritur dhe të sëmurë të Indisë. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë, të cilët drejtuan mbi 500 misione në mbarë botën.

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”, mbetet një nga shprehjet më frymëzuese të gruas, e cila në vitin 1979, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.


Më 4 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetër”, ku merrnin pjesë mijëra besimtarë nga e gjithë bota. 5 shtatori shënon Ditën e Shenjtores shqiptare, Shën Tereza e Kalkutës.

Hapet ekspozita për Nënë Terezën në Tiranë, Begaj-Osmani: Trashëgimia e saj vijon të frymëzojë në mbarë botën
Lexo po ashtu Hapet ekspozita për Nënë Terezën në Tiranë, Begaj-Osmani: Trashëgimia e saj vijon të frymëzojë në mbarë botën

Në sajë të përkushtimit dhe dashurisë së pakufishme që ajo u dhuroi komuniteteve në nevojë, Nënë Tereza mbetet një nga gratë më të admiruara në botë. Në nder të kësaj figure shqiptare, kontributi i të cilës ka ende edhe sot jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë globin, në vitin 2012, Banka e Shqipërisë emetoi një monedhë përkujtimore.

Ana e përparme: në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.

Ana e prapme: në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori