Ministri në detyrë i Financave Agim Krasniqi ka pritur sot në takim njoftues drejtoreshën e re Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder, e cila ka pranuar detyrën e saj në korrik të këtij viti.
Me këtë rast Krasniqi e uroj Van Gelder për pozitën e re dhe gjithashtu i shprehi asaj frymën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional që Kosova ka zhvilluar me Bankën Botërore ndër vite.
“Kemi arritur avancime të konsiderueshme në shtetndërtim deri më tani. Sigurisht që palë e rëndësishme në përmbushjen e prioriteteve zhvillimore qeveritare ka qenë dhe do mbetet bashkëpunimi me Bankën Botërore”, tha Krasniqi.
Ai gjithashtu bëri të ditur se “Kosova si shtet me qasje në fondet IDA (kredi me kushte të buta) të Bankës Botërore, synon të absorbojë maksimalisht ato për zbutjen e papunësisë, varfërisë përmes investimeve në projekte që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”.
Ndërsa, drejtoresha Van Gelder theksoi rëndësinë e rolit të Ministrisë së Financave në bashkëpunimin me Bankën dhe ndër të tjera shprehi vlerësimet e saja të larta për angazhimin e vazhdueshëm të Ministrit për një bashkëpunim të frytshëm me Bankën Botërore dhe implementimin e suksesshëm të projekteve.
Në këtë takim gjithashtu u bë e ditur se që nga viti 1999 Banka Botërore ka investuar ose menaxhuar në Kosovë përafërsisht 400 milionë dollarë, përmes mbi 30 projekteve, përfshirë edhe fonde të mirëbesimit dhe donacione. Projektet kryesisht kanë qenë në fushat si energjia, arsimi, bujqësia, kadastra, shëndetësia dhe siguria e ujit.
Portfolio e tanishme përbën 7 projekte aktive, në shumën totale 161 milionë dollarë, përfshirë këtu edhe dy projektet (Financim Shtesë për Projektin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport), të cilat duhet t’i prezantohen Kuvendit për ratifikim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës