LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore përgatit strategji të re të bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë

Banka Botërore përgatit strategji të re të bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë

Banka Botërore fillon me përgatitjen e strategjisë së re për partneritet me Republikën e Maqedonisë, ku bujqësia është në listën e sektorëve kryesor. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave (MPBU) kumtoi se kjo ka qenë temë në takimin e punës të ministrit për bujqësi, pylltari dhe ujërave, Lupço Nikollovski me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoninë, Marko Mantovanteli.

Reklama

Pas disa viteve, Banka Botërore vendosi në zyrë person përgjegjës për bujqësi në Shkup, ku javen e ardhshme bashkërisht me MBPU-në do të punojnë dhe analizojnë në prioritetet që mund t’i financoj në periudhën e ardhshme. Për person përgjegjës për bujqësi në zyrën e Bakës Botërore është emëruar Sillvija Mauri.

Në mbledhje ministri Nikollovski, informoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për reformat e tashme dhe të ardhshme që i zbaton MBPU-ja, në politikat e tokës, shfrytëzimin e mjeteve të IPARD Programi, investimet kapitale në infrastrukturën ujore, transformimin e sektorit të pylltarisë, ballafaqimi me ndryshimet klimatike dhe reforma në sistemit këshillues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Theks të veçantë është vendosur në krijimin e kushteve për prodhim të organizuar, përmirësimi i kualiteteve dhe standardeve dhe strategji për eksportimin e prodhimeve bujqësore. Nga Banka Botërore potencojnë se në këtë fushë posedojnë mundësi të sigurojnë mjete për investime në qendra të ndryshme.

Banka Botërore javën tjetër do të nënshkruajë marrëveshje me BE-në, për zbatimin e analizës funksionale të MBPU-së, ku do të dalin drejtimet e reja të funksionimit sistematik të Ministrisë si institucion, me qëllim të sigurojë shërbime kualitative dhe informacione për qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Komunat
Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në "Defender 23", pasoja e parë për Kosovën

Lajme
“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

Lajme
Janjiq: Serbia duhet ta ndalojë në Kosovë lojën e trashëguar nga periudha e Millosheviqit

Janjiq: Serbia duhet ta ndalojë në Kosovë lojën e trashëguar nga periudha e Millosheviqit

Lajme
Hovenier: SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës

Hovenier: SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës

Lajme
Reagon LDK: Moskoordinimi i Kurtit me aleatët, i rrezikshëm e me pasoja afatgjata për Kosovën

Reagon LDK: Moskoordinimi i Kurtit me aleatët, i rrezikshëm e me pasoja afatgjata për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori