Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë i Grupit të Bankës Botërore ka miratuar së fundmi një kuadër pesë vjeçar partneriteti për Shqipërinë për periudhën 2023-2027 si dhe katër projekte të reja.
Kjo strategji synon të ndihmojë vendin të rimëkëmbet shpejt dhe të transformohet në një ekonomi më të fuqishme, më gjithpërfshirëse, me aftësi ripërtëritëse dhe më të gjelbër, si dhe të krijojë jetesë më të shëndetshme dhe produktive për popullin shqiptar, shkton Banka Botërore në një njoftim për shtyp të enjten.
Strategjia e re do të përqendrohet në tre sfida kyçe: më shumë dhe vende më të mira pune, përdorim më i mirë i kapitalit njerëzor, dhe aftësi e shtuar ripërtëritëse ndaj fatkeqësive natyrore dhe goditjeve të tjera, të gjitha të ndërthurura me përpjekjet për zgjerimin e digjitalizimit dhe përfshirjes.
Kuadri i ri i Partneritetit për Shqipërinë bazohet në arritjet e vendit dhe është në përputhje të plotë me përparësitë strategjike të Qeverisë. Kuadri ka një portofol financiar prej 900 milionë dollarësh.
“Kjo është ditë e shënuar për partneritetin më se 30 vjeçar me Shqipërinë,” tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. “Ne do të vijojmë të punojmë së bashku për institucione më të fuqishme, qeverisje të përmirësuar dhe forcimin e kapitalit njerëzor, si elementë kyçë për përballimin e sfidave të zhvillimit dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe të barabartë.”
Agjenda ambicioze e zhvillimit në Shqipëri kërkon mbështetje të efektshme përmes Qasjes së një Banke Botërore. Përpjekjet e përbashkëta me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC-në) do të përmirësojnë mjedisin e biznesit, do të zhvillojnë tregjet e kapitalit, do të përforcojnë legjislacionin dhe praktikat për partneritetet publike private, do të forcojnë konkurrueshmërinë, si dhe do të sigurojnë financim për zhvillimin afatgjatë.
Agjencia Shumëpalëshe e Garantimit të Investimeve (MIGA) do të vijojë të mbështesë investimet e huaja përmes produkteve të sigurimit të riskut dhe do të lehtësojë investimet e huaja.
“Tërheqja e investimeve të reja private do të jetë element kyç për rritjen e qëndrueshme dhe me aftësi ripërtëritëse në të ardhmen,” tha Ary Naïm, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore. “Veprimtaritë e investimit dhe këshillimit të IFC-së do të përqendrohen në përmirësimin e infrastrukturës së biznesit për konkurrueshmëri, rritjen e shtimit të vlerës vendase në sektorët e orientuar nga eksporti, dhe ofrimin e alternativave të financimit për tranzicionin e gjelbër të vendit.”
Strategjia e Partneritetit me Shqipërinë është përgatitur mbi bazën e analizave gjithëpërfshirëse të sfidave zhvillimore të vendit, si dhe bazuar në konsultime me qeverinë, sektorin privat, shoqërinë civile dhe partnerët për zhvillim.
Katër projektet e reja të miratuara së bashku me Strategjinë arrijnë një vlerë prej 355 milion dollarësh dhe tregojnë mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore me qëllim që Shqipëria të arrijë rritje më të gjelbër, me më shumë aftësi ripërtëritëse dhe gjithëpërfshirje më të madhe.
Projekti i Ndërtimit të Urave të Forta (100 milionë dollarë) synon rehabilitimin e urave në rrezik dhe përmirësimin e sistemeve të tyre të mirëmbajtjes.
Projekti i Bujqësisë Konkurruese dhe me Aftësi Përballuese ndaj Klimës (70 milionë dollarë) do të përqendrohet në nxitjen e inovacionit në bujqësi, në zgjerimin e ujitjes inteligjente dhe rritjen e aksesit të produketeve bujqësore në tregjet vendase dhe ato të BE-së.
Projekti i Qasjes Universale në Shërbime Publike me Standard të Lartë (GovTech) (65 milionë dollarë) do të ndihmojë digjitalizimin e shërbimeve publike dhe zgjerimin e aftësive digjitale për fëmijët në shkolla.
Financimi i Politikave të Zhvillimit (120 milionë dollarë) do të ndihmojë në forcimin e aftësisë ripërtëritëse të ekonomisë dhe qëndrueshmërinë mjedisore të modelit të rritjes së Shqipërisë.
Këto projekte të reja do të plotësojnë portofolin aktual të Bankës Botërore prej pesë projektesh në fushat e zhvillimit të qëndrueshëm, infrastrukturës, dhe zhvillimit njerëzor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atentati në Kurbin, dyshohet për hasmëri – Viktima, babai i dy të dënuarve për vrasje

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri