LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Kosova po investon fuqishëm në rrjetin elektrik

Banka Botërore: Kosova po investon fuqishëm në rrjetin elektrik

Kosova vazhdon të renditet lart sa i përket matjes së biznes-bërjes (Doing Business) nga Banka Botërore edhe për vitin 2019.

Para Kosovës në rajon vazhdon të jetë vetëm Maqedonia Veriore.

Banka Botërore thekson se në mbajtjen e kësaj pozite ndikim më të madh për këtë vit ka pasur pos lehtësimit të marrjes së lejeve ndërtimore edhe përmirësimi i energjisë elektrike.


“Kosova ka rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike duke investuar fuqishëm në rrjetin elektrik, sikurse duke zbatuar sistemin automatik të menaxhimit të energjisë për monitorimin e ndërprerjeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në raportin Doing Business për vitin 2019.

KEDS po investon vazhdimisht për të përmirësuar rrjetin e trashëguar mjaft të vjetër. Qindra lokalitete kanë rrjet krejtësisht të renovator, ndërsa investimet vazhdojnë anekënd vendit, të fokusuara në zonat ku gjendja ishte më e rënduar.

Paralelisht, kompania ka punuar edhe në dixhitalizimin e rrjetit.

Në avancimin e sistemeve më të fundit teknologjike, KEDS ka lansuar dy programe inovative të monitorimit të rrjetit, evidentimit të problemeve dhe raportimit në kohë reale, të apostrofuara nga Banka Botërore. Këto janë programi KOSOVANET për evidentimin e prishjeve dhe Sistemi SCADA për kontrollin mbikëqyrës të nënstacioneve elektrike dhe marrjen e të dhënave të detajuara nga këto nënstacione.

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori