LAJMI I FUNDIT:

Banesat e mbushura përplot zbuluan pse kemi 1.8 milion votues prej 2 milion popull

Banesat e mbushura përplot zbuluan pse kemi 1.8 milion votues prej 2 milion popull

Me zbardhjen e ndërtesave të mbushura plotë, banesave, hyrjeve dhe shtëpive me votues fantom, u bë e qartë si ka mundësi nga 2 milion popull të ketë 1,8 milion votues në listën zgjedhore, transmeton Telegrafi.

Enigmën e “zbuloi” ueb aplikacioni për kontrollimin e listës zgjedhore ndërsa para e përmendi në analizën e deputetët të VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski, i cili shkroi se Maqedonia ka 2,4 milion shtetas.

Qytetarët zbuluan disa parregullsi gjatë kontrollimit të të dhënave personale në listën zgjedhore ndërsa nëpër rrjetat sociale shkruajnë se nëpër adresat e tyre jetojnë persona që ata nuk i njohin, se nëpër lista ka persona të vdekur dhe se ka persona që disa vite janë shpërngulur nga Maqedonia.


Më 18 shkurt të këtij viti, Dimovski në kolumnë për “Dnevnik” me titull “Fakte për maqedonasit e Liqenasit (Pustecit)”, doli me tezë se në Maqedoni ka 2,4 milion shtetas, dhe për këtë arsye lista zgjedhore ka 1804.000 votues. Informacioni i fundit zyrtar rreth asaj se sa banorë janë në R. e Maqedonisë është regjistrimi i vitit 2002, sipas të cilit në vend jetojnë 2.022.547 banorë, që është për 3,9 % më shumë se viti 1994. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori