Bamirës, filantrop dhe sportist i vërtetë: Fëmijëria e vështirë dhe thjeshtësia e pasanikut Michael Schumacher (Foto)

Michael Schumacher është sportisti më i famshëm i “Formula 1”, i cili zhvilloi një pasion për sportin në një moshë shumë të re.
Megjithëse prindërit nuk kishin të ardhura të mëdha, ata bënë gjithçka që mundën për ta mbështetur financiarisht dhe emocionalisht.
Në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, djali i ri dëshmoi një talent të lindur për gara, duke konkurruar dhe fituar në shumë kampionate të vogla.
Në të 22-tat, ai kishte provuar veten tek ekipi garues i “Jordan Grand Prix”, ku për herë të parë doli në pistën e “Formula 1”.

Për gati 15 vjet, ngasësi kishte marrë pjesë në kampionate, duke gdhendur emrin e vetë me shkronjat e arta. Ai kishte qenë pjesë e disa skuderive të mëdha si ‘Benetton Ford’, ‘Mercedes’ dhe ‘Ferrari’, ku pjesë e kësaj të fundit ishte për dhjetë vjet.
Ai ka fituar kampionatin e Formula 1 në shtatë raste, duke fituar pikët maksimale në pothuajse të gjitha garat e çdo sezoni. Pas 15 vjet gara, ai u tërhoq për një periudhë para se të bënte një rikthim të shkurtër. Pas pensionimit të dytë, ai u zhvendos për të jetuar me familjen në Zvicër.

Kohët e fundit, ai pësoi një dëmtim të madh në kokë gjersa skijonte në alpet franceze, duke e paralizuar dhe i humbur kujtesën. Sipas njoftimeve, ai ka rifituar disa veti, por ende po shërohet.
Fëmijëria
Michael Schumacher është lindur më 3 janar 1969 në qytetin Hurth, North Rhine-Westphalia të Gjermanisë. Si një fëmijë, ai tregoi interes të madh për garat dhe prindërit e inkurajuan atë duke i ndërtuar një veturë. Të dy prindërit punuan më shumë në mënyrë që ta mbështesin djalin e tyre në përmbushjen e ëndrrës.

Në vitin 1982, shoferi i ri fitoi “Kampionatin Gjerman të Junior Go-Kart” dhe iu dha patentë shoferi në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, vitin e ardhshëm. Prej atëherë, ai fitoi disa kampionate të kartingut, ku financoi vetveten duke punuar si mekanik. Garuesi entuziast mori pjesë në Formula Konig dhe Formula Ford në vitin 1988, duke marrë disa fitore. Edhe vëllezërit e tij, Ralph dhe Sebastian gjithashtu ishin garues të “Formula 1”.
Jeta familjare, pasionet dhe trashëgimia
Sportisti i shquar u martua në gusht të vitit 1995 me Corinna Betsch – çifti ka vajzën Gina Marie dhe djalin, Mick.
Më 29 dhjetor 2013, gjermani pati një aksident të tmerrshëm së bashku me djalin Mick, në rajonin Combe de Saulire të Alpeve Franceze. Ai në kokë kishte një kapelë adekuate dhe ishte i përgatitur me të gjitha pajisjet, por ato nuk e ndihmuan që të pësonte një dëmtim serioz në kokë. Ai u vendos në gjendje koma nga mjekët, për t’ia lehtësuar dhembjen.

Një vit më pas, ai u zgjua nga koma, duke arritur n% një gjendje relativisht të qëndrueshme. Ai u largua nga spitali i Grenobles dhe u pranua në spitalin Universitar në Zvicër. Aktualisht, ai është në shtëpi, duke u shëruar nga humbja e kujtesës dhe paraliza.
Garuesi i Formula 1 pëlqen kalërimin dhe futbollin, ku ndiqte rregullisht ndeshjet e futbollit të organizuara për bamirësi. Ai është një ndjekës i zjarrtë i ndeshjeve të luajtur nga ekipet e futbollit të Newcastle United dhe Koln.

Michael është i njohur edhe për kontributin në organizatat bamirëse si edukimin e fëmijëve dhe zhvillimin e zonave të prekura nga varfëria. Ai ka ndihmuar financiarisht “UNESCO” duke i dhuruar 1.5 milion euro gjersa kishte një pagë mesatare vjetore prej 50 milionë dollarëve dhe gjatë këtyre viteve pasuria ka arritur në 800 milionë dollarësh.
Në prill të vitit 2002, atij iu dha titulli “Kampion i UNESCO-s”, duke iu bashkangjitur në këtë formë futbollistit Pele, gjimnastit Sergej Bubka dhe tenistes Justine Henin.
Ai gjithashtu ka dhuruar shuma të mëdha parash për organizatat filantropike, përfshirë ‘Pallatin për të varfrit’ në Peru.

Schumacher u bë i famshëm edhe për dashurinë ndaj qenit të quajtur Ed. Ai në një rast këmbënguli që të ngiste një taksi me qëllim që ta merrte qenin në kohë për kthimin nga Gjermania në Zvicër. Ndërkohë bëri aksident dhe u bë lajm në mbarë botën, duke e bërë të famshëm Edin.
Aktualisht 48-vjeçari është duke e rimarr veten pas një aksidenti të tmerrshëm gjatë skijimit dhe pos informacioneve të kohë pas kohshme, nuk dihet shumë për gjendjen shëndetësore të gjermanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës