Bam Adebayo fitues i garës së shkathtësisë në NBA All Star
Qendra e Miami Heat, Bam Adebayo ka fituar garën e shkathtësisë në NBA All Star.
Basketbollisti amerikan në finale e ka mposhtur qendrën lituaneze, Arvydas Sabonis.
Ka qenë një garë jashtëzakonisht interesante ku fillimisht ishin tetë basketbollistë pjesëmarrës.
Spencer Dinwiddie, Bam Adebayo, Patrick Beverley, Pascal Siakam, Gilgeous-Alexander, Khris Middleton, Jayson Tattum dhe Arvydas Sabonis ishin pjesëmarrës.
Adebayo eliminoi fundorin e Brooklyn Nets, Spencer Dinwiddie dhe në gjysmëfinale Pascal Siakam për të arritur në finale.
Në anën tjetër Sabonis ishte më i mirë se Tattum e Middleton.
Për qendrën e Heat, kjo ishte hera e parë që e fiton garën në Taco Bell Skills Challange. /Telegrafi/ https://www.youtube.com/watch?v=ScsT6Bly1Mw
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































