Sulmuesi kontrovers italian, Mario Balotelli është afër nënshkrimit të kontratës me klubin e Serie A, Genoa.
Sipas gazetarit të njohur italian, Nicolo Schira, Balotelli tashmë është duke u stërvitur intensivisht me skuadrën e Genoas dhe se është vetëm në pritje të dritës jeshile nga drejtuesit e klubit, të cilët duhet të miratojnë nënshkrimin e tij dhe të plotësojnë dëshirën e madhe të trajnerit Alberto Gilardino.
Balotelli ka mbetur pa klub që nga largimi i tij prej Adana Demirspor në qershor, pas shtatë golave dhe një asistimi në 16 paraqitje sezonin e kaluar.
Vetë Balotelli shprehet i emocionuar për rikthimin e tij në futbollin italian, pasi do të luajë sërish në nivelin më të lartë, pas një mungese trevjeçare në të cilën kishte angazhime në Adana (dy herë) dhe Sion në Zvicër.
Mario #Balotelli is training with prof Stefano Mazzoldi in Castegnato: the striker is waiting for #Genoa’s final green light to sign for Rossoblù. Super Mario is very excited about the possible return to Serie A. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) October 25, 2024
Herën e fundit në Itali, Balotelli ka qenë anëtar i Monzas, ndërsa më parë ka luajtur për Brescia, Nice dhe Marseille, Liverpool, Milan, Manchester City dhe Inter.
Sulmuesi 34-vjeçar ka bërë gjithashtu edhe 36 paraqitje për kombëtaren italiane, duke shënuar 14 herë.
Meqë ra fjala, pas tetë xhirove të luajtura në Serie A, Genoa ndodhet në zonën e rënies, pasi është në vendin e tetëmbëdhjetë me gjashtë pikë. /Telegrafi/