Misioni i vëzhguesve të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian e ka vlerësuar raundin e dytë të zgjedhjeve si të administruar mirë dhe konkurrues.
Shefi i misionit të vëzhguesve të BE-së, Lukas Mandl në një konferencë për media sot në Prishtinë tha se fushata ishte i gjallë dhe e qetë, megjithëse toni i saj ishte më i ashpër krahasuar me raundin e parë.
“Megjithatë, në mungesë të ndëshkimeve për zhvillim të fushatës jashtë periudhës zyrtare pesëditore, shumica e kandidatëve filluan të kërkonin votën shumë kohë para se të niste fushata zyrtare”, shtoi Mandl.
Në komunikatë thuhet se në përgjithësi, vëzhguesit e BE-së e vlerësuan pozitivisht votimin dhe numërimin në pothuajse të gjitha vendvotimet e vizituara në 21 komunat e Kosovës ku u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave, edhe pse në disa vendvotime të vëzhguara janë vërejtur disa vështirësi në përputhjen e fletëvotimeve.
Në njoftimet thuhet se në tubimet e kandidatëve morën pjesë liderët kombëtarë të partive të mëdha, përfshirë kryeministrin dhe ministrat dhe se mes dy raundeve, qeveria shpalli një rritje të përkohshme të përfitimeve sociale gjë që çoi në akuza të opozitës për blerje indirekte të votës.
“Derisa kandidatët ndanë informacione të dobishme përmes platformave online, disa faqe jotransparente në Facebook u përdorën për të shpërndarë përmbajtje çorientuese, duke penguar kështu aftësinë e votuesve për të formuar opinione pa ndërhyrje manipuluese”, tha Mandl.
Në njoftim më tej thuhet se mediat transmetuese organizuan disa intervista dhe debate dhe duke respektuar rregulloret, u përmbajtën nga transmetimi i përmbajtjeve politike me pagesë jashtë periudhës zyrtare të fushatës zgjedhore. Disa kanale publikuan sondazhe jo të besueshme.
“Procesi i parashtresave dhe ankesave pas raundit të parë përgjithësisht u zhvillua në mënyrë transparente dhe të paanshme”, tha Mandl, duke shtuar se “megjithatë, tabelimi i rezultateve të raundit të parë, edhe pse i detajuar dhe transparent, vuri në pah disa dobësi të theksuara në numërim dhe plotësim të formularëve të rezultateve. Për më tepër, mungesa e hapur e transparencës lidhur me financimin e fushatave të kandidatëve vazhdoi edhe në raundin e dytë. Këto janë disa nga çështjet e vjetra që duhet përfundimisht të adresohen”.
Ndryshe, BE-ja dërgoi 62 vëzhgues nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave që u zhvillua më 14 nëntor në 21 komuna të Kosovës. EU EOM vazhdon të përcjell procesin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe zgjidhjen e parashtresave dhe ankesave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë