Sulmuesi i njohur, Mirlind Daku është transferimi më i ri i kampionit vjeshtor në Superligën e Kosovës, Ballkanit.

Ballkani ka kryer edhe goditjen e tretë në afatin kalimtar të janarit duke tentuar përforcimin e skuadrës për sezonin pranveror.


Pas mbrojtësit Arbër Prekazi dhe mesfushorit Roni Gashi, Ballkani ka zyrtarizuar edhe sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku.

Është vet klubi therandas, i cili ka konfirmuar këtë transferim me anë të faqeve të tyre zyrtare.

Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit Mirësevjen Mirlind Daku, Futbollisti më i ri FC Ballkani është sulmuesi shtatëlartë Mirlind Daku, i cili vjen në formë huazimi nga klubi mik NK Osjek - Kroaci. Mirlindi është anëtarë i rregullt i kombëtarës U/21 të përfaqesues së Kosovës, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të Superligës duke qenë protagonist në KF Hajvalia, KF Llapi dhe në ligën superiore të Shqipërisë tek KF Kukësi. Na priftë e mbara./Telegrafi/

telegrafi sport app