Balla: Mungesa e liberalizimit të vizave për Kosovën, premtim i pa mbajtur i BE-së

Delegacioni i Komisionit për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Adnan Rrustemi, u prit sot në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë takimit me delegacionin kosovar, Balla theksoi nevojën për bashkëpunim mes grupeve parlamentare, komisioneve si dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian.
“Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, i cili prej vitesh tashmë është një premtim i pa mbajtur i Bashkimit Evropian, edhe pasi Kosova ka përmbushur kushtet,kërkon një adresim të shpejtë nga institucionet e BE-së”, tha ai./ tch/
Nga
Telegrafi
13/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































