Zhvillimi ekonomik dhe ulja e varfërisë në një vend është e lidhur ngushtësisht dhe me punësimin e qytetarëve, sidomos me grupmoshat e reja apo grupet e margjinalizuara. Kjo është një sfidë me të cilën përballen vendet e Ballkanit. SwissContact, organizata zvicerane që mbështet zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe mjedisor prej rreth gjashtë dekadave në shumë vendeve të botës, ka iniciuar ditët e fundit ndërtimin e një rrjeti ndërballkanik për punësimin e të rinjve. Tirana ishte mikpritëse e takimit prezantues të rrjetit, pasi SwissContact ka aty zyrën rajonale të programeve mbështetëse.
Klidor Rustemi, menaxher për projektin “Këshillimi drejt punësimit dhe sipërmarrjes” prej vitit 2010, tregon se tani kjo metodë mund të aplikohet për kategori të ndryshme, por dhe vende të ndryshme të rajonit.
“Eksperiencën mund ta ndajmë dhe me partnerë të tjerë në vendet ballkanike, agjenci ndërkombëtare, donatorë, aktorë të tregut dhe vendimmarrës të cilët janë të angazhuar për punësimin e të rinjve”, thotë Rustemi për Deutsche Welle. “Takimi i Tiranës është lancimi i kësaj sinergjie që do të vijohet me kontakte periodike mes grupeve të interesit nga vendet tona, për bashkëveprim mes donatorëve dhe agjencive zbatuese, organizimin e projekteve të përbashkëta në nivel rajonal për të aplikuar modelet më të mira në shtetet tona. Ne kemi filluar me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Synojmë që ta zgjerojmë grupin bashkëpunues edhe me Serbinë, por dhe me dy vendet anëtare të BE-së Rumaninë dhe Bullgarinë.”
Këshillimi drejt punësimit dhe sipërmarrjes është një metodë zvicerane, e cila gjatë periudhës njëvjeçare asiston të rinjtë dhe të rejat që kanë kualifikime të pakta dhe vështirësi për të gjetur punë. Sipas ekspertëve të SwissContact-it në Shqipëri, gjithçka arrihet përmes orientimit, formimit profesional, praktikave në biznes, granteve të vetëpunësimit, si dhe ndërmjetësimit për punësim.
Eriola Shingjergji nga SwissContact thotë se procesi realizohet nga këshillues të trajnuar, të cilët vijnë shoqëria civile dhe nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit.
“Universiteti i Lucernit në Zvicër kujdeset për specializimin e këshilluesve. Në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat, të rinjtë arrijnë më në fund të integrohen në tregun e punës. Deri më tani rreth njëmijë vajza dhe djem janë përfitues nga ky program”, thotë ajo.
Ranko Markush, drejtues ekipi për punësimin e të rinjve në Bosnjë-Hercegovinë, e vlerëson ndërtimin e rrjetit pasi, sipas tij, bëhet fjalë për një çështje që sensitive në të gjithë rajonin e Ballkanit.
“Jemi duke bashkëpunuar me një kompani konsultuese gjermane, që ka dy shtylla kryesore: së pari, për të rikonstruktuar shërbimin publik të punësimit në vendin tonë, si dhe duke mbështetur sipërmarrje të të rinjve që kërkojnë të hyjnë në treg apo për t’i mbijetuar në të”, thotë ai.
Linda Gashi, përgjegjëse për komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun në projektin e nxitjes së sektorit privat për punësimin e të rinjve që zbatohet në Kosovë, e shikon tryezën e Tiranës si të frytshme.
“Aty u ulën të gjitha palët e interesuara: ishin edhe donatorët nga vendet e rajonit, por dhe organizata dhe institucione ndërkombëtare, si USAID-i, GIZ, agjenci austriake etj. Më duket me më shumë vlerë diskutimi për t’i bërë sa më efektive donacionet që jepen për programet e punësimit, sidomos tek të moshat e reja apo grupet e margjinalizuara sociale. Në Kosovë më shumë se gjysma e popullatës janë në grupmoshën 24-28 vjeç, të cilët janë vërtet në moshën aktive, por nuk janë të tillë në kontributin që japin në ekonominë e vendit, sidomos në sektorin privat. Për aspektin e punësimit ne jemi të orientuar në dy sektorë: atë të turizmit, më shumë në Kosovën perëndimore ku përfshihet turizmi malor; së dyti, jemi të orientuar në fushën e përpunimit të ushqimit. Filozofia jonë është për gjallërimin e aktorëve lokalë, d.m.th. fuqizimin e tyre për të krijuar oportunitet për punësimin e të rinjve”, thotë ajo.
Pjesëmarrësit në takimin e Tiranës patën mundësi konkrete që të shkëmbejnë mendime dhe përvoja, por dhe të jenë bashkë në një vizitë pune në tre qendra punësimi: në një kompani biznesi, në një zyrë pune dhe në një organizatë joqeveritare që është e angazhuar në këtë drejtim. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova