Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë disa kritika sërish ndaj Qeverisë së Kosovës.
Sipas deputetes, pushti po bën gënjeshtra mbi pagën mesatare, transmeton Telegrafi.
“Gënjeshtra e radhës e pushtetit se kinse “paga mesatare në mandatin e tyre qenka rritë prej 580 euro në 780 euro”. Kjo është farsë si vet qenia e partisë në pushtet. Unë pyes qytetarët sa prej jush keni pasë ngritje page 200 euro nga viti 2019 në 2024? – Pothuaj asnjë. Sa prej jush paguani çmime me të larta për së paku 50% për secilin artikull të konsumit të përditshëm? Të gjithë”, thotë ajo.
Tutje, Bajrami ka pohuar se “Paga në tri vitet e fundit i është rritë kryeministrit nga 1 mijë e 450 euro në 2 mijë e 280 euro, ministrave nga 1 mijë e 150 në 1 mijë e 750 euro, këshilltarëve nga 500 euro në rreth 1000 euro, asistentëve dhe shoferëve të tyre”.
“Paga i është shumëfishuar Gani Jakupit që është paguar 7 mijë e 500 euro në muaj, Gazmend Begollit i cili për një konsulencë në KEK ka marrë rreth 27 mijë euro, këshilltarit të ministrit të kulturës i cili paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj”, thekson ajo.
Gjithashtu, ajo ka shkruar se ministri i Kulturës përpos që paguan konsulentë me paga super të larta së fundmi pa fije turpi dha qindra mijëra euro për OJQ që i ka themeluar vetë dhe
bashkpartiakët e tij.
|Ndërsa fitimi u është rritë 900 kompanive që pa konkurrencë marrin tenderë sekret, POR qytetarët janë varfëruar, këtë e thonë raportet ndërkombëtare, këtë e thonë qytetarët që në baza ditore përballën me ushqim të me shtrenjtë, derivate me të shtrenjta, çmim të rrymës të dyfishuar e paga të zhvlerësuara nga inflacioni”, nënvizoi ajo.
Tutje, ajo ka pohuar se qytetarëve pagat do u rritën me qeverisjen e LDK-së, duke shtuar se “programi “Rruga e Re” është alternative e vetme”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

Tërmet në Shqipëri

Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

KDI kërkon ndërhyrjen e Presidentes: Seancat e Kuvendit janë bërë të pakuptimta pa marrëveshje politike

Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit