Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami i shoqëruar nga drejtorja e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci, vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Iliria” në Prishtinë.
Ministri Bajrami me këtë rast ka theksuar se në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës sot ka filluar gjysmëvjetori i dytë me një javë humbje dhe se Ministria e Arsimit do të bëjë planin e kompensimit të kësaj vonese për shkak të situatës klimatike dhe rreziqeve nga gripi.
Ministri Bajrami e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm fillimin e këtij gjysmëvjetori sa i përket mobilizimit të përgjithshëm të shkollave, të mësimdhënësve, nxënësve dhe drejtorëve për të ngritur cilësinë.
Duke folur edhe për ngritjen e pagave për mësimdhënësit e përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim, ministri Bajrami tha se këto ditë do të vendosim edhe një sistem të stimulimit të mësimdhënësve përmes pagave.
“Ministria e Arsimit do të bëjë një koncept të ri të financimit, ku mësimdhënësit do të stimulohen me paga sipas performancës. Nuk do të ketë ulje të pagave apo statusit të mësimdhënësve, por Ministria do të angazhohet që të ketë ngritje të pagave në proporcion me ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor”, tha ministri.
Bajrami po ashtu tha se MAShT do të punojë bashkë me drejtoritë komunale të arsimit, në mënyrë që tu ofrohet mbështetje e nevojshme në ndërtimin e një sistemi, ku përzgjedhja e mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave do të bëhet përmes kritereve profesionale, si dhe faktorizimin e prindërve në ndërtimin e një sistem cilësor të edukimit.
Ndërsa, Arbërie Nagavci, drejtore e Arsimit në Prishtinë bëri të ditur se në komunën e Prishtinës ka filluar mësimi në të gjitha shkollat dhe se gjatë periudhës së pushimeve është themeluar ekipi komunal për sigurimin e cilësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit