LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Do ta jap maksimumin dhe shpresoj të shënoj

(Foto: fshf.org)

Shqipëria ka nisur që nga e hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Gjatë ditës së sotme (e martë) në një konferencë për mediat ka dalë edhe mesfushori shqiptar i Empolit, Nedim Bajrami, i cili u shpreh se skuadra është e motivuar pasi në ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore dhe gjatë kësaj javë do të përgatitet mirë. Ai foli edhe për diskutimet me trajnerin Reja si dhe objektivat e skuadrës për dy sfidat e radhës.

Të përgatitur për ndeshjen ndaj Hungarisë? – E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Hungarisë dhe do të futemi në lojë me vetëbesim se i kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe duhet ta përgatisim lojën shumë mirë.


Rikthimi, atmosfera, tërheqja e Bashës – Lenjani flet para dy ndeshjeve të Shqipërisë
Lexo po ashtu Rikthimi, atmosfera, tërheqja e Bashës – Lenjani flet para dy ndeshjeve të Shqipërisë
“]

Presion për të fituar? – Kam bërë dy gola në Serie A dhe jam në formë dhe besoj se nuk kemi presion. Do futemi në ndeshje dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë.

https://youtu.be/Cn1OomBJtYs

Biseda me Rejën – Kam folur me trajnerin dhe më ka thënë që duhet të punoj me top, por edhe pa top.

Empoli? – Ndihem shumë mirë tek Empoli, jemi tre shqiptarë aty dhe shpresoj që edhe Asllani të futet në ekipin e parë me ne.

Numri i fanellës që do të mbajë në ndeshjet e radhës – Nuk ka rëndësi se çfarë numri vesh, por rëndësi ka për mua të japim maksimumin dhe të fitojmë të dyja ndeshjet.

Hungaria apo Polonia, cili ekip është më i fortë? – Besoj se të dyja ekipet janë të forta, të dyja ndeshjet nisin 0-0 dhe i dimë kualitetet tona dhe duhet të përqendrohemi te loja jonë.

Gol për Shqipërinë? – Në fund e vendos Reja se cili luan, por kur të futem në ndeshje do të jap maksimumin dhe shpresoj të shënoj.