Bajrami: Përdorni platformat e MASHTI-it për mësim online
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami, iu ka bërë thirrje nxënësve që t’i përdorin platformat e MASHTI-it për mësimin online.
“I ftoj posaçërisht edhe shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të shfrytëzojnë këto materiale të cilat mund t’ju hyjnë në punë edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë “.
Bajrami njofton që nga e hëna ofrojnë mësim online për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë, duke filluar nga klasat 1-9.
Postimi i plotë i ministres Bajrami: "Mësim për gjithë fëmijët shqiptarë Në kohën kur po bëhet thirrje të shtohet edhe më shumë kujdesi, të mos dilet nga shtëpia, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po punon në zgjerimin e mësimit online. Për këtë arsye, shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë të përdorin platformat e MASHTI-it për mësimin online. I ftoj posaçërisht edhe shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të shfrytëzojnë këto materiale të cilat mund t’ju hyjnë në punë edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë.




























