Profesori i shkencave juridiko – kushtetuese, Arsim Bajrami, ka deklaruar se ndalimi i qarkullimit të dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës është vendim i duhur dhe Kosova nuk duhet të tërhiqet prapa.
“Ka qenë koha që të mënjanohet cilado valutë e shtetit tjetër sepse në një mënyrë kjo ka qenë cenim i sovranitetit. BQK ka bërë mirë që tani ka përfunduar zbatimin e valutave të tjera. Mendoj që institucionet e Kosovës, e në këtë rast BQK-ja asesi nuk duhet të pranojë anulimin e kësaj rregulloreje”, ka thënë Bajrami.
Ai ka theksuar se gjithashtu Qeveria nuk duhet të pranojë në asnjë variant që kjo çështje të jetë pjesë e dialogut.
“Kjo është qasje e padrejtë e BE-së që të jetë temë e diskutimit sepse kështu do ta çojnë dialogun në pafundësi. Çfarëdo çështje që Serbia dëshiron ta bëjë pjesë të dialogut, atëherë regjistri i temave do të jetë i pakufishëm. Në vend që BE të finalizojë dialogun dhe ta konkludojë atë, ajo po tenton që edhe problemet politike që po rrjedhin si pasojë e destruksionit që ka vënë Serbia, t’i vendos në temat e dialogut”, u shpreh ai.
Sipas tij, nëse synimi evropian është progresi në procesin e normalizimit, ai duhet të ndodhë gjatë muajve në vijim për shkak të mundësisë së ndërrimit të drejtuesve.
“Pas pushimeve verore, agjenda do të ndërrojë për shkak se janë zgjedhjet në shumë shtete evropiane, zgjedhje për Parlamentin Evropian. Në vjeshtë kemi edhe zgjedhje për presidentin e SHBA-ve. Kështu që nëse ka një vullnet që strukturat ekzistuese të shënojnë progres atëherë kjo do të ndodhë në dy tre muajt e ardhshëm. Kosova është vendosur para kësaj sfide, sepse pastaj edhe ndoshta nuk do të jemi si Kosovë kryetemë e BE-së por gjithashtu edhe do të bjen koncentrimi i administratës amerikane për shkak se vëmendja do të jetë te zgjedhjet”, ka thënë ai.
Tutje Bajrami ka thënë se edhe Kosova ka interes që normalizimi të ndodhë tani, sepse sipas të gjitha gjasave, në arenën ndërkombëtare së shpejti do të mbizotërojë e djathta politike.
“Obstruksionin kryesor kësaj marrëveshje po ia bën Serbia sepse po vazhdon me retorikën e njëjtë që s’do ta zbatojë marrëveshjen në tërësi. Marrëveshja ose duhet të zbatohet e tëra ose nuk mund të zbatohet duke marrë atë që të duhet dhe duke lënë atë që s’e do. Kosova ka interes që të ecet përpara me këtë marrëveshje sepse konstelacioni i forcave ndërkombëtare që do të krijohet pas zgjedhjeve do të jetë më i disfavorshëm për shkak se sipas parashikimeve, në të gjitha vendet po forcohet e djathta”, ka paralajmëruar Bajrami për RTK-në.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri