Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka zhvilluar sot një takim me rektorin e sapozgjedhur të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Marjan Dema, ndërsa zgjedhjen e rektorit e ka vlerësuar një ngjarje të veçantë për UP.
Ministri Bajrami është shprehur i sigurt se profesor Marjan Dema, me përvojën e vet, me kapacitetin intelektual, me kontributin që ka dhënë gjithë jetën në ndërtimin e këtij Universiteti, ka fuqinë dhe vullnetin që të fillojë procesin e stabilizimit të përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës dhe ngritjes së imazhit dhe performancës së këtij Universiteti.
“Jemi të sigurt se koha e krizave në Universitet po përfundon. Jemi të sigurtë se ekziston një vullnet, një konsensus i të gjithëve, që ky Universitet mund të ndërtojë një sistem të avancuar të arsimit të lartë. Këtë ja kemi borxh 60 mijë studentëve, shtetit të Kosovës, shoqërisë kosovare, sepse ky Universitet ka një rol historik, ka një rëndësi të përgjithshme shoqërore për vendin tonë”, tha ministri Bajrami.
Ministri theksoi se Qeveria e Kosovës dhe MAShT do t’i japin mbështetje të fuqishme zhvillimit të Universitetit, duke promovuar dhe duke qenë mbrojtëse të autonomisë së plotë akademike dhe financiare.
“Qeveria do të rrisë fondet për UP-në, do të punojmë bashkë me Universitetin në legjislacion, së bashku të orientojmë universitetet drejt nevojave të tregut të punës, të promovojmë standarde të larta të cilësisë”, tha ndër të tjera ministri Bajrami, dhe në këtë drejtim ftoi edhe mediat, shoqërinë civile dhe gjithë shoqërinë që ta mbështesin rektorin në punën e tij për ta zhvilluar së bashku Universitetin e Prishtinës.
Ndërsa, rektori i sapozgjedhur, Marjan Dema theksoi se besimi që i është dhënë me këtë detyrë, e obligon që ta shkrijë të gjithë potencialin e akumuluar në këtë universitet, në mënyrë që Universitetit të Prishtinës t’i kthehet imazhi dhe të ecë drejt zhvillimit dhe cilësisë.
Në ceremoninë e pranimit të detyrës së rektorit, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, përfshirë edhe anëtarin ndërkombëtar, Sigurd Hollinger. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit