Kosova sikurse edhe pjesa tjetër e globit, po i druan një vale të dytë të coronavirusit. Në çdo rast, në qeverinë aktuale thonë se nuk parashihet një mbyllje e dytë, siç ishte vendosur në fillim të pandemisë.
Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka thënë se mbyllja totale si masë mbrojtëse nga coronavirusi, nuk ishte një zgjidhje që prodhoi ndonjë rezultat.
Kosovarët mund të mos kenë më nevojë që të krijojnë radhë të gjata para mullinjve e marketeve për të siguruar miell e rezerva ushqimore, nga frika prej një karantinimi të dytë, si masë mbrojtëse nga koronavirusi.
Vala e dytë e coronavirusit mund të godas edhe Kosovën, por izolimi, sipas asaj që i tha RTV Dukagjinit, ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, nuk preferohet si masë.
“Mbyllja ka rezultuar që nuk prodhon ndonjë rezultat. Ne mund ta shmangim me anë të masave izolative mund ta shmangim virusin për një kohë të gjatë, por ditën kur po hapemi, kur po i heqim masat dhe po relaksohemi, po kthehemi pikërisht në ditën kur jemi mbyllë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hykmete Bajrami.
Bajrami thotë se është e vështirë të bëhet parashikimi se sa do të dëmtohet ekonomia, në rast të një karantimi tjetër.
“Kur jemi tek një mbyllje potenciale, shpresoj që të mos ketë nevojë, është e vështirë për të parashikuar edhe mbështetjen sepse ne të hyrat e biznesit i kemi nga bizneset dhe në momentin kur mbyllen ato, atëherë edhe të hyrat e buxhetit bien. Atëherë duhet të shikojmë për burime alternative të financimit dhe mbajtjes gjallë të këtyre bizneseve, por po shpresojmë që gradualisht jemi duke iu rikthyer normalitetit dhe nuk kemi nevojë të kthehemi atje ku kemi qenë para disa muajve”, deklaroi më tej Bajrami.
E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme për secilin opsion.
“Kemi planifikim ditor, kemi strukturim të kërkesave me donatorët. Deri më tani nën udhëheqjen time të ministrisë së Shëndetësisë, pothuajse të gjitha shërbimet që janë ofruar, duke përdorur mjetet mbrojtëse, testet, gjërat e ndryshme kanë qenë kontribut i donatorëve, tash jemi në proces të blerjes edhe të testeve edhe të barërave që janë anti-covid, edhe të mjeteve dhe masave mbrojtëse”, ka deklaruar Zemaj.
Si shkak i pandemisë, parashikimet e institucioneve vendore e ndërkombëtare tregojnë se ekonomia e Kosovës pritet të tkurret prej 5 deri në 8 për qind. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi