Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Ligji për Investime Strategjike, ofron një mekanizëm mjaft efikas ligjor për investitorët e huaj, që të realizojnë investimet e tyre në kohë më të shkurtër dhe pa pengesa burokratike. Kurse, Ligji për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, ofron qasje më të lehtë në financa për biznese.
Këto komente ai i bëri në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë-Itali, që po mbahet në Romë të Italisë.
Pjesëmarrës në këtë forum janë mbi 70 biznese italiane dhe 21 biznese kosovare, të cilët kanë interesim për investime dhe bashkëpunim ekonomik të ndërsjellët në sektorët e ndryshëm.
Në këtë forum janë organizuar takime B2B në mes të bizneseve italiane dhe kompanive kosovare me qëllim të krijimit të marrëdhënieve investive e tregtare në mes dy vendeve.
Në fjalën e saj, ministrja Bajrami informoi pjesëmarrësit rreth proceseve ekonomike të cilat janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në të mirë të përmirësimit të mjedisit afarist dhe tërheqjes së investimeve të huaja në vend, duke shpjeguar disa nga politikat e rëndësishme, përkatësisht reformat strukturore dhe fiskale cilat janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në të mirë të përmirësimit të mjedisit afarist dhe tërheqjes së investimeve të huaja në vend.
Bajrami tha se angazhimi i Qeverisë për përmirësimin e mjedisit afarist, eliminimi i barrierave administrative, përmirësimin e infrastrukturës, ofrimin e iniciativave, ka shënuar rezultate pozitive që janë konfirmuar edhe nga Raporti i fundit i Bankës Botërore, i cili e ka nxjerrë Kosovën në vendin e 60 në nivel global sa i përket lehtësisë së të bërit biznes.
Ndërsa, në aspektin e ndërtimit të një legjislacioni dhe të përshtatshëm për bizneset ministrja përmendi edhe Ligjin për Investime Strategjike, i cili, siç tha ajo, ofron një mekanizëm mjaft efikas ligjor për investitorët e huaj, që të realizojnë investimet e tyre në kohë më të shkurtër dhe pa pengesa burokratike; si dhe Ligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, i cili ofron qasje më të lehtë në financa për biznese.
Ministrja Bajrami theksoi gjithashtu se Kosova ka liberalizuar tregtinë me tregjet të mëdha përmes marrëveshjeve të tregtisë së lirë, si CEFTA, MSA, etj., të cilat mundësojnë që kompanitë ndërkombëtare të prodhojnë në Kosovë me kosto të lirë operative dhe të eksportojnë në këto tregje pa detyrime doganore. Ajo i ftoi bizneset italiane dhe të tjerë që të investojnë në Kosovë dhe u zotua se qeveria e vendit do t’u ofrojë mbështetjen e plotë institucionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale